Megjithse i ri në moshë ai është një nga personazhet më të dashur të showbizz-it shqiptar, bëhet fjalë për moderatorin nga Kosova Meriton Mjekiqi i cili një ditë më parë u bë baba megjithëse në një moshë të re vetëm 23-vjeç.
Vetem pak muaj më parë ai e dha lajmin e papritur në profilin e tij në ‘Instagram’ ku publikoi një foto me të dashurën e tij Ergesa ku shprehej se së shpejti do të bëheshin prindër.
Ditën e djeshme ai dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë, ku ditën e sotme moderatori ka postuar nëj foto në ‘Instagram’ ku i kushton një dedikim të veçantë të birit të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Loar.
“Ti na ndryshove jetën momentin e parë që kuptuam që do vije në jetë djali jonë. Zotit i falenderohem për këtë dhuratë që na dhuriu. Qenka ndjenja më e mirë në botë dhe momenti jonë më i lumtur në jetën tonë, kur erdhe dhe u bërë pjesë e jetës sonë. Je aq që sa herë të shohim të rrahurat e zemrës na i shpeshton. Natën gjumin na e bën më të mirë, kur erën tënde e nuhatim, mëngjesi zbukurohet kur i shohim sytë e tu. Je gjithçka që kemi në jetë, për ty jetojmë Loar. Rrofsh sa krejt mallet e botës me shëndet, lumturi! Të duam pa fund! 15.07.2018, faleminderit ty Zot”,-shkruan Meritoni në Instagram.