Moderatorja Alesia Bami, një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar me pamjen e kuruar dhe format e saj trupore, duket se i paska rënë në sy edhe futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo, i lakmuar nga shumë gra në të gjithë botën.

Kjo u bë me dije nga vetë Alesia Bami , e cila tregoi emrin e futbollistit që i kishte shkruar më shumë se dy herë për të dalë për darkë.

 “Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Cristiano Ronaldo”, tha ajo.

Moderatorja nuk sqaroi nëse kjo ishte një shaka apo vërtetë futbollisti kishte insistuar vërtetë për ta takuar.

1/4