Moderatorja e njohur Elita Rudi prej 4 muajsh është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe reperi Gjiko u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.
Moderatorja është pyetur nga fansat se sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzënisë dhe si ka mundur që t’i heqë ato.
Elita tregon se gjatë shtatzënisë shtoi 17-18 kile, por 12 prej tyre i kanë ikur shpejt duke qenë se po e ushqen Zërin me qumësht gjiri.
“17-18 kg i kam shtuar, kur kam lindur i kam hequr shpejt 12 për shkak se Zërin menjëherë e kam pasur në gji, e këto të tjerat shkojnë avash”,-ka shkruar Elita.
Komento