Elita Rudi është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo po kalon një periudhë shumë të vështirë për momentin pasi ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë. Gjyshja e saj nga babai është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, dhe moderatorja ka lajmëruar të gjithë të afërmit e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Me zemër të pikëlluar, lajmërojmë të afërmit, shokët dhe dashamirësit se më datë 12.12.2018 ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare nëna dhe gjyshja jonë e dashur Hedije (Pajola) Rudi,”- shkruhet në njoftimin e bërë dhe më pas njoftohet për orën dhe vendin ku do të bëhet varrimi.
Kujtojmë që Elita Rudi është në pritje të ëmbël dhe sigurisht kjo humbje duhet të jetë akoma më e vështirë për të.