Mogherini: Dialogu Kosovë-Serbi, i
rëndësishëm për rajonin dhe BE-në

Mogherini: Dialogu Kosovë-Serbi, i<br />rëndësishëm për rajonin dhe BE-në
Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, ka deklaruar pas përfundimit të takimit të dytë të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se dialog mes këtyre dy vendeve është i rëndësishëm për rajonin dhe për Evropën.

Mogherini ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se në takimin e sotëm janë vazhduar bisedimet e takimit të parë, të zhvilluar më 24 janar.

“Jam e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i treguar nga të dyja palët. Ky angazhim dhe përkushtim politik do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë frymë”, është shprehur ajo.

Mogherini gjithashtu ka shtuar se procesi i dialogut mes dy vendeve ka një rëndësi të madhe jo vetëm për rajonin, por gjithashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Ndërkohë njoftohet se të dyja palë kanë rikonfirmuar zotimin e tyre për të bashkëpunuar në kuadër të dialogut.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie