Federica Mogherini, ministrja italiane e Punëve të Jashtme, dha sot dorëheqjen për shkak të largimit të saj në Bruksel ku do të marrë postin e Shefes së Diplomacisë Evropiane dhe zëvendëspresidentes së Komisionit.

Një komunikatë e shkurtër nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme njoftoi dorëheqjen e saj si ministre pas dorëheqjes nga posti i deputetes.
 
Ndërkohë kryeministri italian,Matteo Renzi sipas mediave do të emërojë Paolo Gentiloni si zëvendësues për postin e Mogherinit.
 
Gentiloni është 59 vjeç, është pjesë e Komitetit të Punëve të Jashtme. Ai ka një diplomë në shkencat politike, është një gazetar profesionist.
 
 Ai u zgjodh në Parlament për herë të parë në vitin 2001, duke punuar kryesisht në telekomunikacion kur ka qenë Kryetari i Mbikëqyrjes së Transmetimeve në vitin 2005 dhe 2006 dhe ishte Ministër i Komunikacionit të qeverisë së dytë Prodi nga viti 2006 deri në vitin 2008.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)