"Shqipëria përfaqëson një shtyllë të fortë të stabilitetit rajonal", deklaroi Kryediplomatja italiane, Federica Mogherini në takimin e zhvilluar me Kryeparlamentarin Ilir Meta, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi, Meta vlerësoi partneritetin e shkëlqyer strategjik midis dy vendeve dhe shprehu besimin se Italia do të bëjë përpjekjet maksimale për të mbështetur një lidhje më të fortë të Shqipërisë dhe rajonit me Bashkimin Europian gjatë presidencës italiane.

Z. Meta dhe znj. Mogherini vlerësuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare midis dy vendeve. /ATSH/