Mogherini: Paqja në Siri nuk do t’i japë fund krizës së refugjatëve
ROMË, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do të përballet me flukse të rënda emigrantësh edhe nëse komuniteti ndërkombëtar arrin mrekullinë e dhëniës fund të konfliktit në Siri, tha shefja e politikës së jashtme të bllokut, Federica Mogherini. Sirianët përbëjnë grupin më të madh kombëtar në mesin e refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në kufijtë […]
/ATSH-DPA/ - Bashkimi Evropian do të përballet me flukse të rënda emigrantësh edhe nëse komuniteti ndërkombëtar arrin mrekullinë e dhëniës fund të konfliktit në Siri, tha shefja e politikës së jashtme të bllokut, Federica Mogherini.
Sirianët përbëjnë grupin më të madh kombëtar në mesin e refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në kufijtë e BE-së.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim nga 485 500 persona, të cilët kanë hyrë në Greqi dhe Itali që nga 1 janari i këtij viti, më shumë se 182 000 ishin sirianë.
"Le të mos gënjejmë veten. Sot Siria është në një pozitë të dukshme, me katër milionë refugjatë jashtë vendit dhe tetë milionë të zhvendosur nga territoret siriane. Por, përtej Sirisë, ka një botë të luftërave, urisë dhe mjerimit", tha Mogherini për gazetën italiane "La Repubblica".
"Edhe nëse si me mrekulli ne do të zgjidhim nesër problemin e Sirisë, Libia do të mbetet një korridor i hapur dhe i pakontrolluar për Evropën, të paktën derisa ne të arrijnë të rindërtojmë një shtet atje. Dhe përtej Libisë është një Afrikë e tërë", shtoi ajo.
"BE-ja po përballet me fluksin më të madh të emigrantëve dhe refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe shtetet anëtare të saj po grinden për kuotat se kush duhet të mirëpresë dhe kujt duhen t'i jepen të sapoardhurit", thekson Mogherini.
Mogherini tha se blloku duhet të jetë i përgatitur për të reformuar rregullat e azilit me shumicë votash, ashtu siç ka vendosur në fillim të kësaj javë për rishpërndarjen e 120 000 azilkërkuesve duke anuluar kundërshtimin e Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.
"Ne duhet ta trajtojmë këtë çështje si një problem evropian. Pra, ne do të shkojmë në këtë drejtim. Ne shpresojmë që të jemi në gjendje që ta arrijmë me konsensus. Por, përdorimi i instrumenteve të lejuara nga traktati i BE-së nuk duhet të jetë tabu", theksoi Mogherini.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15