Mogherini takohet me Metën, Presidenti: Shqipëria ka nevojë të vijojë më e bashkuar/ FOTO+VD

Mogherini takohet me Metën, Presidenti: Shqipëria ka nevojë të vijojë më e bashkuar/ FOTO+VD

Presidenti Meta pret Mogerinin

TIRANE-Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill pas publikimit të progres raportit.



Takimet zyrtare në Shqipëri, Mogherini i ka nisur ditën e sotme. Fillimisht ka takuar Presidentin Ilir Meta, ndërsa më pas është drejtuar për në Kryeministri për të zhvilluar një takim me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin.

Presidenti Meta pak pas takimit shkruajti në Twitter:

Rekomandimi pozitiv, një hap domethënës përpara! Faleminderit Federica Mogherini, Johanes Hahn dhe Komisionit të Bashkimit Evropian!

Shqipëria ka nevojë të vijojë më e bashkuar për të ruajtur dhe thelluar reformat kyçe.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti Meta mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në vlerësim të përpjekjeve të mëdha e ndër vite të Shqipërisë në procesin e saj të pakthyeshëm të integrimit evropian. Duke njohur kontributet e të gjithë aktorëve vendas që me vendosmëri ndërtuan deri tani trajektoren evropiane të Shqipërisë, Presidenti Meta përcolli gjithashtu mirënjohjen për Përfaqësuesen e Lartë Mogherini dhe Komisionin Evropian për mbështetjen dhe ndihmën e palodhur që u kanë ofruar shqiptarëve.

Kreu i Shtetit theksoi se ky rekomandim me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar dhe i përqëndrimit të punës në thellimin e reformave kyçe për vendin. Presidenti vuri në dukje se të gjithë ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të përbashkët duhet gjithashtu të mbartin pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen, duke ruajtur fokusin për një vendim pozitiv gjatë mbledhjes së Këshillit në qershor.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu faktin se rekomandimi pozitiv edhe për Maqedoninë është një hap me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, me urimin që vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit edhe me këtë partner të rëndësishëm rajonal të merret me vendosmëri dhe pa vonesë.

Duke e njohur Përfaqësuesen e Lartë edhe me zhvillimet e tjera në rajon, Presidenti Meta theksoi se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe përparimit në zbatimin e MSA-së, Kosova duhet sa më parë të përftojë liberalizimin e vizave drejt hapësirës Shengen dhe të ecë përpara në procesin e saj të integrimit evropian.

Presidenti shprehu bindjen se përparimi në këto procese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të krijojë një klimë më pozitive ndërmjet vendeve të rajonit, e domosdoshme për të avancuar në çështje të tjera të mprehta, ende të pazgjidhura.



Presidenti Meta gjatë takimit me Mogherinin në Tiranë

Para se Mogerini të niste takimet në Shqipëri kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një foto me shefen e Politikës së Jashtme të BE në Facebook, ndërsa e cilëson si mike të madhe të Shqipërisë.

Dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë

Edi Rama


Fotoja e publikuar nga Rama
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opinion.: 18/04/2018 10:19

    po ore po,italianka mike e " madhe" e shqiptarve,a italia akuzon brutalisht qeverin rama. ha ha ha,sa i verfun ne ligjik eshte edi rama,me perralla vene ne agoni popullin shqiptar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI