Pas rekomandimit për negociatat, Mogherini vjen në Tiranë, darkë me Ramën

Pas rekomandimit për negociatat, Mogherini vjen në Tiranë, darkë me Ramën

Shefja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, ka mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte. 

Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t'i nisë ditën e nesërme. Kështu, të mërkurën në orën 11:00 ajo do të zhvillojë takimin zyrtar me Ramën rreth orës 11:00 me të cilin do ketë edhe një konferencë për shtyp. 

Mogherini do ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Vizita e Mogherinit vjen pak orë pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë. 

Axhenda e Shefes së BE për Politikën e Jashtme: 

E mërkurë, më 18 prill 

Ora 09:30 - Takim me Presidentin Ilir Meta

Ora 10:15 - Takim me Kryeministrin Edi Rama (Përfaqësuesja e Lartë /Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama (11:15-11:45) në Kryeministri).

Ora 12:00 - Takim me përfaqësuesit e opozitës (në Delegacionin e BE-së).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 17/04/2018 23:30

    O Edi e paske të gjatë pasi ua fute ca Ambasadoreve te huaj kjo e paska radhen pas Spiropalit

    Përgjigju
  • Miku: 17/04/2018 23:18

    O edi djali sa te duam je me i mir nga enveri , ti o edo ja fut sales vetem na gjatesia nga asgje tjeter ke preznc ore legen mashtrus i embel kercitja njeher kesaj mogerinit se e mir duket

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 17/04/2018 22:52

    He te keqen vellaçkoja, o Edi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'