Komisioni Europian zyrtarisht rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Europian. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini u shpreh se Tirana dhe Shkupi me vendimin për rekomandimin për hapjen e negociatave e morën mesazhin inkurajues që prisnin, ndërsa shtoi se tani duhet të vijojnë thellimin e reformave që kanë ndërmarrë.

Duke u ndalur te Shqipëria, Mogherini dhe Hahn u shprehën se duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe korrupsionin në kuadër të reformave që kanë nisur. Përsa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për zgjerimin, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin. Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë.

Federica Mogherini

Ndërsa komisioneri Johannes Hahn u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar pas progres ne zbatimin e Reformes ne Drejtesi.

Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar. Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Vendimi është marrë në bazë të analizës faktike. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë shumë në dy muajt e fundit. Tashmë i takon këshillit për të vendosur. Përgëzoj partnerët për këtë punë të suksesshme, por nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Raporti është i rëndësishëm, faktit dhe pozitiv për Ballkanin, por nuk ka rrugë të shkurtra për në BE,  gjithkush që punon duhet që të shpërblehet. Zgjerimi nuk është një nder që bëjmë, por në interesin e unionit për të krijuar stabilitet, përmes mundësive për qytetarët e Europës dhe kompanitë. Do të shohim që të kemi arritje konkrete në samitin e Sofjes. Papunësia te të rinjtë është një burim shqetësimi. Turqisë i kemi bërë thirrje për të kthyer trendin, pasi mbetet një partner strategjik dhe në këtë kontekst lavdëroj përpjekjet për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Johannes Hahn

Pyetje: Si do të bindni shtetet anëtare skeptike si Gjermania, Franca dhe të tjerët?

Nuk ka shtete të mëdha dhe të vogla. Unë besoj që nuk i takon Komisionit që të bindë Këshillin, pasi jemi dy organizma të ndryshme. Unë nuk do të hyj në hollësi me një vend apo një tjetër, pasi do të udhëtoj në katër prej tyre dhe do i ruaj komunikimet për takimet me shtypin në nivel lokal, por hapat e ndërmarrë janë drejtimin e duhur, rezultatet janë të prekshme. Vendimi që morëm për t’i rekomanduar këshillit për të hapur negociatat bazohen në vlerësime rigoroze. Kemi vendosur re në masat që janë marrë në Tiranë dhe Shkup, negociatat janë inkurajim për të vijuar në rrugën e reformave. Ruajtja dhe thellimi i reformave do të jenë thelbësore. Mesazhi inkurajues që priste Tirana dhe Shkupi ka ardhur.

Federica Mogherini

Jemi këtu për të ndihmuar dhe për t’u dhënë informacione shtesë. Mendoj që është po kështu me rëndësi që të punojmë bashkë me shtetet anëtare për t’u shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet me zgjerimin e BE, pasi ka hezitim. Pashë në një vend në një sondazh, që kishte një rritje përsa i përket sondazhit, por analiza është për shkak të faktit se edhe me presidencën austriake ka një ndërgjegjësim më të madh për këtë cështje.

Johannes Hahn

Deklarata e Presidentit Macron për zgjerimin
Johannes Hahn komentoi edhe deklaratën e Presidentit të Francës, Macron kundër zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit.

Jam e gëzuar që cështja e shteteve të reja është pjesë e debatit të së ardhmes, kjo është ajo që ka bërë edhe Presidenti i Francës. Do të jetë një proces i gjatë dhe ata e dinë mirë, ne si shtete anëtare po reflektojmë për ta bërë Unionin më efektiv, kjo është dicka e mirë se na çon të e ardhmja. Mund të gjejmë mënyrë për të ecur përpara. Kur bëhet fjalë për dialogun, jam pozitive për mundësinë për Beogradit dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje ligjore të detyrueshme.

Johannes Hahn

 Vlahutin: Jam e lumtur që Shqipëria ka arsye të gëzohet

Nga Tirana, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se Shqipëria e meriton lajmin pozitiv.

Për ne është me rëndësi njohja e një progresi konstant. Ky është një proces historik ndryshimi dhe modernizimi dhe kërkon mjaft përkushtim, investim dhe durim. Jam e lumtur që Shqipëria mund të ketë arsye të mira për të qenë e gëzuar, shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet. Në vijim do të hyjmë edhe në hollësi në elementët e raportit për Shqipërinë. Unë nuk do të zhvilloj konferencë shtypi, pasi Mogerini për pak orë mbërrin në Shqipëri dhe do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë në konferencën për shtyp nesër në orën 11:00.

Romana Vlahutin

Çfarë ndodh tani dhe kush vendos...
Marrja e këtij rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për Shqipërinë është gjysma e rrugës drejt ëndrrës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Vendimi përfundimtar jepet në qershor, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen dhe do të votojnë nëse pranojnë apo jo hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përpara se të mbërrijnë në këtë datë, rekomandimi i kësaj të marte nga komisioni ju përcillet në parlamentet e vendeve anëtare të cilat marrin vendim nëse do ta mbështesin apo jo Shqipërinë. Më pas do të shprehen në Këshillin e Ministrave, ku mjafton qoftë edhe vota e një prej vendeve anëtare kundër dhe vendi ynë mund ta humbasë trenin për më shumë se një vit, sepse vetë Bashkimi Evropian do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Po kush janë vendet që mund të rrezikojnë Shqipërisë. Deri më tani, 4 vende janë të lëkundur: Franca, e cila ka shqetësim kryesor nivelin e azilkërkuesve, Gjermania që është e shqetësuar për kriminalitetin në tërësi, Holanda që konsideron problem trafikun e narkotikëve, dhe Britania e Madhe që në tërësi është mosbesuese ndaj projektit evropian, teksa vetë është një këmbë jashtë saj.

Të gjitha këto vende i bashkon shqetësimi i sundimit të shtetit të së drejtës në vendin tonë, por provat e para të procesit të Vettingut, si dhe vetë dëshira e vendeve kryesore të BE-së për ta mbajtur gjallë projektin e unionin, mund ta favorizojnë Shqipërinë.

Vendet kryesore të Bashkimit Evropian mund të mbyllin sytë ndaj gjendjes së Shqipërisë, për të mbajtur në këmbë frymën e BE-së dhe për të frenuar ambiciet Ruse në Ballkanin Perëndimor.