Kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk do të jetë në takim me shefen e Politikës së Jashtme, Mogherini. Basha ndodhet në një vizitë në Gjermani dhe kthimi i tij do të jetë në orët e pasdites, në një kohë që takimet me përfaqësuesit e opozitës, janë parashikuar në orën 12:00. Si përfaqësues të PD në këtë takim do të jetë nënkryetari i PD, Edi Paloka dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Tritan Shehi. Ndërsa nga LSI do te jete kryetarja Kryemadhi dhe Gjosha, takimi do te zhvillohet ne zyrat e delegacionit te BE.
Ditën e sotme Federica Mogherini do të takohet me Presidentin Ilir Meta, me Kryeministrin Edi Rama si dhe me përfaqësuesit e opozitës. Përfaqësuesja e Lartë do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në orën 11:15 në Kryeministri. Komisioni Europian vendosi dje për Shqipërinë dhe Maqedoninë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.