ANGLI- Mohamed Salah ka fituar çmimin lojtari i muajit dhjetor në Premier Ligën angleze.
Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli kanë zgjedhur egjiptianin si lojtarin më të mire nga 7 kandidaturat.
Salah shënoi gjatë dhjetorit të 2018 6 gola duke ndihmuar skuadrën e Liverpool të fitojë të 7 ndeshjet e muajit si dhe të mbajë vendin e 1 në Premier League. Sulmuesi i Liverpool mori më shumë vota se Hazard (Chelsea), Rashford (Manchester United), Van Dijk ( Liverpool), Harry Kane & Son Heung-Min (Totenham), Ricardo Pereira (Ëest Ham United).
Liverpool ka kaluar një vit fantastik në 2018, duke arritur finalen e Champions League dhe duke e mbyllur në vendin e parë Premier Ligën. Salah bëhet lojtari i tretë për këtë sezon që merr çmimin ‘lojtari I muajit’ pas Van Dijk (shtator), Sadio Mane (nëntor).