Moikom Zeqo, lidhjet e nobelistit
Quasimodo me shqiptarin Kalenja

Moikom Zeqo, lidhjet e nobelistit<br />Quasimodo me shqiptarin Kalenja
Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo ka botuar një libër të ri, që titullohet “Në anën e trilluar të kohës”.
 
Ky libër i kushtohet miqësisë së poetit italian, Nobelistit Salvatore Quasimodo me poetin dhe antifashistin shqiptar Dino Kalenja.
 
Zeqo pohon se “Heroi i Popullit dhe poeti Dino Kalenja ka pasur letërkëmbime dhe njohje personale me poetin nobelist dhe antifashist italian Salvatore Quasimodo.” 
 
“A është realiteti, vetëm ai, që ne shohim? Kush i hap dyert misterioze të të Pamundurës? A e perceptojmë dot Infinitin? Koncepti i Zeros është konvencional, i infinitit jo! A jemi rimishërime dhe zgjatime të paraardhësve tanë? Apo, të pasardhësve, në sens të kundërt? Shikimi i sipërfaqshëm i realitetit është një dogmë. Homeri, Edgar Allen Po, Whitmani, De Rada, Arthur Rimbaud, Migjeni, ekzistonin në të vërtetë, - tani ekzistojnë – vetëm metafizikisht. Çdo emër, apo folje është si një makinë e Imagjinatës. Ç’realitet i shumëfishtë! Dhe i pafund! A mund të flitet për anën e trilluar të Kohës? Po ç’është ajo e patrilluara? Koha është shumë më tepër se sa Kohë! Po kush e kupton
këtë? ...
 
Libri im, përpara lexuesve, (sidomos, të atyre, që do të vijnë) shpresoj, se është gjithashtu një shpikje, që do të doja ta shpërndaja në hartat letrare të botës. Por e di, se të gjithëve na torturon, na mund Absolutja! Të ngulmosh për poezinë e pangjashme është të galvanizosh një vetëdije. Përtej të tëra disfatave, vetëdija, të paktën, s’të braktis. Estetikat dekorative thyhen e bëhen pluhur. Kriptogramet me porta të mbyllura janë burgje mendore. Dhe jam i bindur, krejt i përkorë ; se poeti s’është kamerier i fshehtë i Zotit.
Është më tepër : një ikonoklast, shpesh i pabesueshëm, akoma më keq, edhe i pakuptueshëm, për të cilin pakuptimësia është urrejtje dhe jo dashuri. Poeti mbijeton, duke u intimizuar me Vdekjen.
Ah, Jimi Morrison :
Before I sink into dhe Big Sleep
I want to hear, I want to hear
The scream of the butterfly!
Këto vargje epitafikë, por kuptohet, para Vdekjes, thonë në shqip:
Përpara se të zhytem në Gjumin e Madh
Dua të dëgjoj, dua të dëgjoj
Britmën e fluturës!",
shkruan shkrimtari në parathenien e librit, duke na zbuluar një pjesë të vogël të përmbajtjes.
 
Zakonisht veprat e Moikom Zeqos dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe erudite. Zeqo është një nga pionierët e postmodernizmit në letrat shqipe. Ai është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
 
Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë. Gjithashtu Zeqo ka pasion pikturën dhe autor i tre ekspozitave vetjake në pikturës. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është arkeolog, shkrimtar, poet e gazetar. Njëkohësisht ai ka bërë studime të shumta në këto fusha. I diplomuar Për filologji e letërsi dhe me pas për histori dhe arkeologji, Moikom Zeqo si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drota” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave.

kopertina moikom zeqo

Salvatore_Quasimodo_1959
Salvatore Quasimodo

dono kaelnja
Dino Kalenja


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…