Moisiu i ftuar në Rusi, fjalët
plot adhurim të Stanislawskit

Moisiu i ftuar në Rusi, fjalët<br />plot adhurim të Stanislawskit
TIRANE- Në vazhdim të shkrimeve mbi jetën dhe karrieren e aktorit me origjine shqiptare Aleksandër Moisiu, dëshëroj të bëj publike disa shënime e protokolle të mbajtura nga bashkëshortja e tij Johanna Terwin – Moisiu. Kësaj radhe bëhet fjalë për turneun që aktori bëri i ftuar nga ruset  në vitin 1924. Shenimet janë pjesë e arkivit personale që ka patur aktori,  që  pas vdekjes së tij i është dhurauar nga bashkëshortja, arkivit kombëtar të teatrit austriak në Vjenë.
* * *
Në fillim të vitit 1924, Moisiu mori një ftesë që të luante një sezon në skenat teatrore Ruse. Një mundësi të tillë, të shkojë në Rusi, në vendin e Tolstoit dhe ”pas revolucionit”, e dëshironte shumë dhe ftesën e pranoi me kënaqësi. U nis së bashku me te shoqen Johanna Terëin, me një tren të rehatshem me shtretër që i priste në kufi dhe pas dy ditësh udhëtimi u gjendën në Moskë. Në stacionin e trenit kishin dalë për ti pritur drejtuesit e teatrit dhe shumë aktorë. Mosiu shumë i emocionuar i përqafonte të gjithë miqësisht dhe ndjehej i mirëpritur në mesin e tyre. Ai kish mbetur në kujtesën e rusëve që në vitin 1911 kur luajti në mënyrë të paharruar rolin e Edipit, prandaj  dhe ishte i pari aktor i huaj që  ftohej në Rusi pas revolucionit.
Fillimi i punës ishte shumë i vështirë për Moisiun, pasi ai duhej të perdorte  gjermanishten  në mesin e një trupe ku flitej rusisht. I duhej të ndalej në çdo presje, të analizonte me kujdes formën dhe kuptimin e asaj çfarë thoshte. Kaloi netë shumë të lodhshme provash, por më i madh ishte presionin nga i ashtuquajturi  “precizion punë” për të cilin rusët  janë shumë të njohur e jo tolerantë. Aleksandri u mrekullua nga mënyra e punës e aktorëve rusë. Me sa durim, dashuri e pasion i përkushtoheshin provave në teatër. Ato i “sherbenin Artit” me ndërgjegje e sinqeritet të plotë. Asnjë nga trupa nuk mendonte të bënte pushim, të shkonte në shtëpi për tu ushqyer apo ti ndërpriste provat se kishte xhirimin e ndonjë skene filmi diku tjetër. Si Moisiu ashtu dhe të tjerët e humbën ndjesinë e të folurit në dy gjuhë gjatë provave, pasi ndjenjat dhe shpirtërat e tyre harmonizoheshin në mënyrë të përsosur.
Për korin e Ziganëve te “Kufoma e gjallë” u paraqitën vullnetarisht shumë kengëtarë. Çdonjëri donte që të ishte në skenë pranë Moisiut që do të luante Fedjan për të parën herë. Vetë  vajza e  basit të famshëm rus Fjodor Shaljapini këndonte në kor.
Në atëkohë Moisiu luajti në Moskë  “Hamletin” e më pas “Kufomën e gjallë”. Premiera e “Hamlet-it” u bë me 14 mars 1924 në Siminatheatër të Moskës. Salla ishte e mbushur plot e në mes të publikut të bënin përshtypje njerëz mirënjohës dhe të veshur thjeshtë. Në  përgjithësi burrat mbanin bluza karakteristike ruse në ngjyrë të kuqe apo të zezë. Njerëz te thjeshtë e familje të tëra punëtorësh kishin mbushur lozhet e teatrit. Personalitetet e diplomacia ruse ishtin të përfaqësuar nga Tschitscherin (si minister  i jashtëm)  dhe ministri i kulturës Lunatscharskij. Publiku festonte dukshëm ardhjen e Moisiut. Stanislaëski i madh, dashamirës i tij, vrapon drejt  skenës, përqafon Aleksandrin më shumë dashuri dhe i lutet atij që herën tjetër të luaj në skenën e teatrit të tij.
Jo me më pak madhështi u prit Moisiu në Leningrad, ku  ai në shfaqjet që pasuan në Aleksandërtheater, luajti “Hamlet-in”, “Edipin”,  “Kufomën e gjallë” e po ashtu pjesët “Fajtor për gjithshka” e “Papagali  i gjelbër” .
Për tu orientuar sa më mirë në botën e teatrit rus, Moisiu kohën e lirë e përdorte për të mësuar të rejat e skenës ruse. Përshtypjet pozitive që krijoj ishin shumë të forta. Përvec teatrit të Meyerholds ku silleshin pjesë që pasqyronin  të rejat e politikës, në skenat e tjera luhej vetëm teatër i mirëfilltë e i depolitizuar. Ai nuk u cudit kur shikoj, që në disa skena luhej teatër krejtësisht pa dekore, por ku aktorët luanin me aq intesitet saqë kjo gjë nuk të shqetësonte fare.Të gjithë teatrot e Moskës ishin cdo natë plot. Në të gjithë teatrot ku kishte luajtur, publiku rus ishte më dashamirësi. Askund nuk kishte përjetuar një “lidhje-komunikim” të tillë në mes spektatorit dhe skenës si aty. Zemra dhe pulsi i të gjithë publikut rrihte së bashku me aktorët në skenë, këtu krijohej një “bashkësi” teatër–publik. Vetëm këtu, publiku “merr” nga teatri emocione dhe ide që më pas të bëjnë të reflektosh, e këto përjetime janë me ditë të tëra tema diskutimesh popullore. Edhe pas revolucionit, teatri nuk u bë vegël e politikës, por mbeti një kënaqësi e njerëzve të thjeshtë. I gjithë repertori botëror luhet në skenat ruse.
Përshtypje të veçantë të bën kujdesi për baletin që vazhdon të jetë si në kohën e aristokracisë të Carëve. I prekur thellë mbeti Moisiu nga Theatri i Artit i Stanislaëskit. Për Aleksandrin, Stanislawski ishte regjisori më i madh, mjeshtër mbi të gjithë mjeshtrat, shumë i thjeshtë dhe i përulur, që kurdoherë fshihej pas vlerës së punës së tij dhe aktorëve, të cilat i shpaloste me madhështi para publikut. Edhe Stanislavski e kishte Moisiun të zgjedhurin e tij, aktorin e zemrës dhe përpara se Mosiu të largohej nga Rusia ai i shkruajti mbi një foto të tij: Artistë të mëdhej si ju i përkasin të gjithë botës...Kjo është arsyeja që unë ju konsideroj si miku im i dashur e artist të Teatrit Artistik të Moskës. Të gjithë udhëtarëve në Europë, nuk i mbetet shumë kohë në dispozicion që të kthehen tek ne në Moskë, në Teatrin Artistik. Unë dëshiroj që të të shoh në mesin tonë përherë, çdo ditë.
Në të gjithë teatrot ku Moisiu u shfaq, u prit me respekt e dashuri. Gjithmonë përpara fillimit të shfaqjes një përfaqësues i  publikut,  përshëndeste ardhjen e tij në skenë ndërsa e gjithë salla ngrihej në këmbë e duartrokiste. “Ndodhi që një herë, padashur arritëm në teatër një orë me vonesë, u befasuam që shfaqja nuk kishte filluar akoma. I vendosur, i gjithë publiku kishte pritur për të shijuar përshëndetjen e fillimit edhe pse ajo zgjaste vetëm 3 apo 4 minuta”.   Natyrisht që në Rusi, Moisiu, i prekur nga mikpritja karakteristike ruse, pranoi shumë ftesa nga shumë teatro ku dhe aktroi. Në Kremlin ai u prit me një ceremoni të vecantë ku bashkësia e aktorëve nën drejtimin e Luatscharskit, kishin oraganizuar  për nder të tij një festë madhështore. Ne vizituam Eremitage 1)ku u shtangëm të mahnitur para varrit të Dostojevskit në manastirin Neëskij.
Gjatë vizitës në muzeun e Tolstoit na shoqëroj e bija e tij. Aty gjindeshin të gjitha reliket e tij të mundshme, që nga rinia e herëshme. Manuskriptet e tij origjinale, ilustrime nga punët e tija, shumë fotografi, veshjet e tij, mijëra gjëra të vogla të jetës së tij të perditëshme që sillnin kujtim e tij. Pjesa më emocionale e muzeut ishte dhoma e vdekjes e Tolstoit. Kjo dhomë ishte një imitacion perfekt i godinës së stacionit hekurudhor Astapoëo, ku Tolstoi kishte vdekur gjatë arratisjes nga shtëpia e tij. Të gjitha mobiliet origjinale të stacionit ishin sjellë nga Astapoëo në këtë sallë – stacion dhe të bënin të mendosh që je realisht në dhomën e vdekjes të Tolstoit. Një shtrat i thjeshtë gati primitiv, manteli i tij me të cilin ai u arratis nga shtëpia, varej në një gozhdë mbas dere, shkopi i tij i pleqërise aty pranë....e njejta llampë që u ndez gjatë agonisë së tij, digjet natë e ditë. Në mur shihet i  vizatuar profili i tij ose hija e vdekjes së tij, të cilën e vizatoi një mik i familjes, ashtu si e projektonte në mur flaka e qiriut që digjej në dhomë, nga profili i Tolstoit të pajetë. Turma adhuruesish nga të gjitha krahinat e largëta vinin pa pushim në Moskë, për të nderuar poetin e madh. (Manteli i Moisiut, që ai me mijëra herë e mbajti në rolin e Fedias, erdhi në këtë muze mbas vdekjes së Aleksandrit si dhuratë).
I gjithë qëndrimi në Rusi,  nga sa ai pa dhe perjetoi atje,  ishte për Moisiun një ngarkesë shumë e madhe dhe e lodhshme, kështu që mbas ikjes nga Moska ai ishte për vdekje i lodhur.
 
1) Eremitage ose Ermitage: është një vend pranë Saint  Pertërsburgut në Newa ku sot gjindet një ndër më të famshmit Muze të Artit në botë. Ka rreth 350 salla ndër të cilat janë të ekspozuara 60.000 objekte. 
Wien, me 2013-08-12

aleksander moisiu, ne familjen e Leon Tolstoit gjatëvizitës së tij në Rusi në vitin 1924.
(Ne foto: Aleksander Moisiu, ne familjen e Leon Tolstoit gjatë vizitës së tij në Rusi në vitin 1924).


Shkrimi u publikua në suplementin Rilindasi, të Shqiptarja.com 11 gusht 2013

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri