Moisiu: Të mësojmë nga gabimet
Brukseli,destinacion pa konkurencë

Moisiu: Të mësojmë nga gabimet<br />Brukseli,destinacion pa konkurencë
TIRANE - “Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës.” Këtë ka deklaruar në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve”, “Diplomacia në veprim” ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu ku tha se vendi ynë luan një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Sipas Moisiut, marrja e statusit kandidat bën që për herë të parë pas 1913, shteti shqiptar ta ndjejë veten “pjesë e bashkësisë perëndimore europiane.

Ndër të tjera Moisiu tha se integrimi është diçka më shumë se një premtim politik dhe sipas tij vendi ynë nuk krijon, por konsumon më shumë politikë konsensuale. Ish-Presidenti e quajti Brukselin një “destinacion pa konkurencë” për Shqipërinë.
 
Ai vuri theksin edhe tek raportet e fqinjësisë, dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit si dëshmi për rolin që ka Shqipëria në forcimin e paqes e stabilitetit në rajon.
 
“Rëndësi ka sa jemi të përgatitur për sfidat e reja, ne duhet të mësojmë nga gabimet e së kalaurës. Shqipëria është një prej vendeve që nuk krijon, por konsumon shumë politikë kontinentale. Ajo ka detyrimin kushtetues të merret më problematikën shqiptare kudo që shfaqet, duhet të ketë një rol specifik dhe në zhvillimet që ndodhin në shumicën e shteteve fqinje rajonale.
Raportet e fqinjësisë, marrëveshjet e bashkëpunimit dhe nxitja e faktorit shqiptar për zgjidhjen e problemeve në kuadrin e projekteve të mëdha përfundimtare në rajon janë dëshmi që gjatë gjihë kohës Shqipëria ka patur dhe do të ketë një rol në forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon.” tha Moisiu
 
 
Duke folur për politikat në rajon, Moisiu bëri apel që qeveria shqiptare të ngrejë më tepër zërin për politikën që Serbia ndjek në Kosovë. Sipas tij është e nevojshme për një reciprocitet në marrëdhënie me të tjerët.
 
“Kemi nxitje të strukturave paralele serbe dhe ndërhyrje të vazhdueshme në çështjet e brendshme të Kosovës. Kosova është shtet i ri është shtet evropian dhe po i tregon botës që është model paqeje dhe stabiliteti në rajon. Qeveria jonë dhe ajo e Kosovës nuk duhet të heshtin më për këtë gjë. Duhet të luajmë rolin tonë në këto treva, është e nevojshme një reciproritet në marrëdhënie me të tjerët.” u shpreh Moisiu.
 
Ndërkohë deputetja e PS dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të Jashtëm Arta Dade, tha se marrja e statusit të vendit kandidat, rrit përgjegjësinë e Shqipërisë në rajon, dhe sipas saj kërkohet edhe një rritje e cilësisë së punës së diplomacisë shqiptare.
 
Deputetja e PS tha se sfidë e rradhës për Shqipërinë mbetet hapja e negociatave, duke shtuar se në përbërje të diplomacisë shqiptare duhet të jenë më tepër specialistë e akademikë. Dade theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është mbështetur në marrëdhëniet me SHBA dhe BE, marrëdhënie këto sipas Dades që mund të thellohen edhe më tej.
 
“Statusi kandidat e rrit përgjegjësinë e Shqipërisë në rajon, duke kërkuar rritjen e cilësisë së punës së diplomacisë. Politika e jashtme e Shqipërisë është bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, bashkëpunuimit rajonal. Megjithatë në aspektin global kanë dalë në skenë aktorë të rinj. Sigurisht vizioni politiko-ekonomik mbështetet tek marrëdhëniet me SHBA dhe BE, politikë kjo e mbështetur me këshilla e rekomandime, por që thellimi mes nesh mund të thellohet.  Përmbushja e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO duhet të përmbushet me marrëdhëniet diplomatike. Pas statusit kandidat sfidë mbetet hapja e negociatave. Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet që kërkon edhe rendi i ri. Në këtë kuadër edhe diplomacia duhet të punojë në këtë drejtim, të shtohen përpjekjet që politika e jashtme shqiptare të përbëhet nga specialistë, akademikë etj. Një nga detyrat themelore është që mos ta shohim ambasadorin si punonjës të Ministrisë, por në përputhje me atë të vendeve europiane.” tha Dade

arta dade

Duke vijuar më tej Dade tha se pjesë e punës së Ministrisë së Jashtme për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë, krahas të tjerave duhet të jetë edhe ajo e çështjes së islamikëve ekstremë, të azilkërkuesve shqiptarë dhe të evidentimit të shtetasve shqiptarë kudo ku janë.

“Mendoj se do të vijojnë përpjekjet e investitorëve të huaj për të ivestuar në Shqipëri. Më shumë duhet bërë për evidentimin e shqiptarëve kudo që janë. Mund të themi që në aspektin rajonal Shqipëria është mbështetur gjithmonë në një qëndrim konstruktiv. Ministria e Jashtme duhet të punojë edhe në këto drejtime për të ndryshuar imazhin e saj jashtë vendit, kur ka edhe rritje të islamikëve ekstremë, si dhe çështjes së azilkërkuesve shqiptarë.”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë