Moldavia heton evazionin në futboll, Shqipëria jo
Futbolli shqiptar vazhdon të jetojë në të zezë, ndërsa në vendet të ndryshme të Europës ky fenomen goditet çdo ditë. Rasti më i fundit vjen nga Moldavia, ku pagesat në të zezë të futbollistëve janë hetuar dhe tashmë priten arrestime, sepse është shka
Nëse në Shqipëri është thuajse krejtësisht normale që futbollistët të paguhen në të zezë, apo të kenë dy kontrata me klubet, në vende të tjera të Europës kjo cilësohet një shkelje e rëndë.
Rasti më i fundit është ai në Moldavi, ku Prokuroria për Krimet dhe Rastet e Veçanta, ka hetuar një klub “me bazë në kryeqytet”, i cili dyshohet për evazion fiskal.
Organet hetimore bënë të ditur se llogaritë financiare të klubit tregonin se kishte bërë pagesa prej rreth 3 milionë eurosh ndaj lojtarëve, zyrtarëve apo trajnerëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 506 mijë eurosh në taksa të papaguara.
“U konfiskuan dokumente të cilat provonin se pagesat ishin bërë personalisht nga Adlan Shishcanov”, - tregoi prokurori Lilian Bacalim për mediat. Shishcanov është një biznesmen i cili themeloi klubin e Dacia Kishinau, i cili është arratisur nga Moldavia pak muaj më parë dhe ka braktisur klubin në mëshirë të fatit. Për të është lëshuar një mandat arresti.
Ndërsa në Shqipëri klubet shqiptare punojnë në të zezë, duke mos paguar detyrime ligjore, apo duke mos siguruar futbollistët siç parashikon ligji. Aq më absurd është fakti se, për klube të veçanta, FSHF u ka lehtësuar gjithçka, duke paguar ajo detyrimet ndaj lojtarëve që kanë këto klube, llogaritë bankare të të cilëve janë të bllokuara, duke ndihmuar në këtë mënyrë që të bëhet evazion fiskal.
Tatimet kanë paralajmëruar që në fillim të këtij viti një kontroll nëpër klubet e futbollit, por nuk është marrë më asnjë hap. Ndërkohë që Federata nuk ka lejuar që në institucion të bëhet kontroll nga inspektorët e Tatimeve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Unë dhe Gjergji ju përshëndesim ‘shqip’ nga Chisinau i Moldavisë!
1 Dhjetor, 09:38
-
Mësoi vdekjen e së ëmës gjatë ndeshjes, futbollisti i Moldavisë luajti deri në fund! Më pas njoftoi shokët e skuadrës
18 Nëntor, 13:27
-
Moldavia dënon inkursionin 'agresiv' të dronëve rusë në territorin e saj
11 Nëntor, 09:46
-
Biden: Rizgjedhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e 'dështimit' të Rusisë
4 Nëntor, 18:19
-
Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%
3 Nëntor, 22:43
-
Moldavët zgjedhin presidentin mes shqetësimeve për ndërhyrje ruse
3 Nëntor, 11:51
-
Nga prokuror i krimeve të rënda, në drejtor i hetimit tatimor! Anton Martini do udhëheqë luftën kundër evazionit fiskal
22 Tetor, 13:05
-
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, 10 kandidatë në garë! Më 3 nëntor raundi i dytë! BE: Rusia bleu vota që të ndikojë të dyja votimet
21 Tetor, 21:15
-
Alban Daci: Zgjedhjet në Moldavi një model edhe për Shqipërinë
21 Tetor, 17:34
-
Dezinformimi në rritje nga Rusia kërcënon zgjedhjet në Moldavi
24 Korrik, 08:44
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
-
Qeveria ratifikon marrëveshjen me Moldavinë për bashkëpunimin policor
29 Maj, 17:02