Moldavia, Rumania e Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e dezinformatave ruse

Moldavia, Rumania e Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e dezinformatave ruse

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobescu, Mihai Popsoi i Rumanisë dhe i Ukrainës Dmytro Kuleba

Moldavia, Rumania dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët për luftimin e dezinformatave ruse.

Marrëveshja e përbashkët u nënshkrua gjatë një takimi trepalësh të ministrave të Jashtëm të tri vendeve në kryeqytetin moldav, Kishinjev, më 5 korrik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u tha gazetarëve pas takimit se “arsenali i luftës hibride” të Rusisë nuk po përdoret vetëm kundër Ukrainës, pushtimin e së cilës Moska e nisi më 2022, por edhe kundër Moldavisë.

Takimi mes Kulebas dhe ministrave të Jashtëm të Moldavisë dhe Rumanisë, Mihai Popsoi dhe Luminita Odobescu, përkatësisht, ishte i treti mes tyre prej vitit 2022.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm” tw Ukrainws, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”.

Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”.

Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka nisur edhe negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e veta./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ DJ i njohur Garrix elektrizon Tiranën, ‘luan’ vallen e Tropojës për fansat shqiptar  

VIDEOLAJM/ DJ i njohur Garrix elektrizon Tiranën, ‘luan’ vallen e Tropojës për fansat shqiptar