Ndaj eksponentëve të krimit të organizuar do të ketë edhe masa parandaluese me karakter pasuror. Ata do të jenë të përjashtuar nga:
Licencat dhe autorizimet që lëshon Policia e Shtetit
Koncensionet, kontratat dhe shërbimet publike në cdo sektor, kërkohen për ushtrimin e veprimtarive afariste
Çdo lloj funksioni në administratën publike
Certifikata të kualifikimit për të kryer punë
Subvencione apo kredi të subvensionuara
Ligji parashikon edhe rehabilitim.
"Pas tre vjetësh nga përfundimi i masës së parandalimit personal, pala e interesuar mund të kërkojë rehabilitim. Rehabilitimi jepet nëse subjekti ka dhënë prova të vazhdueshme dhe efektive të sjelljes së mirë nga gjykata e Apelit në rrethin e të cilit ndodhet autoriteti gjyqësor që ka zbatimin e masës parandaluese ose masën e fundit parandaluese.
Rehabilitimi përfshin ndërprerjen e të gjithë efekteve paragjykuese të lidhura me gjendjen e një personi që i nënshtrohet masave parandaluese si dhe ndërprerjen e ndalimeve të parashikuara nga ky ligj", thuhet në draft-ligjin.
Lajmi kryesor:
'Anti-KÇK', njësi policore kundër krimit e terrorizmit! Përgjime pa vendim gjykate, do u shemben vilat e konfiskuara /Video
