Momente paniku në Palasë! Rrezikon të mbytet në det personaliteti italian Vittorio Sgarbi: Ishte pagëzim shqiptar (PAMJET)

Momente paniku dhe frike në jug të vendit për kritikun e artit italian, personalitetin e njohur Vittorio Sgarbi.

Prej disa ditësh ai ndodhet në Shqipëri dhe mbrëmjen e djeshme gjatë qëndrimit në Palasë vendosi që të provonte ujin e detit shqiptar, por për një moment u zhduk mes dallgëve duke rrezikur të mbytej.

Ndërhyrja me shpejtësi e vajzës së tij, Alba dhe njërit nga rojet e plazhit e shpëtuan. Vetë Vittorio Sgarbi ka publikuar pamjet e momentit kur e shpëtojnë dhe nxjerrin në breg.

Sgarbi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh në një tur për të vizituar vijën bregdetare por jo vetëm, ndërsa shoqërohet nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili ishte i pranishëm mbrëmë kur rrezikoi mbytjen. 

Vetë kryebashkiaku i Vlorës paraditen e sotme ka postuar një video-mesazh, teksa është duke udhëtuar nga Tepelena në Berat në makinë me kritikun italian. Sgarbi ka qetësuar miqtë dhe fansat e tij duke thënë se është mirë dhe se atë që ndodhi dje pasdite e cilëson si pagëzim shqiptar.

Vittorio Sgarbi me Dritan Leli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
U zhduk mes dallgëve në Jug, reagon për herë të parë Vittorio Sgarbi: Ishte pagëzim shqiptar

Vittorio Sgarbi ka reaguar për herë të parë pas incidentit në jug të vendit ku për pak e morën dallgët e detit. Kritiku i njohur italian thotë se ajo që ka ndodhur ishte një pagëzim shqiptar.

"Cdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i forta. Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar" tha Vittorio Sgarbi.

Video-mesazhin e ka publikuar kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që po e shoqëron në turin e tij në Shqipëri. "Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë për të gjitha ata që janë të shqetësuar. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit" tha Leli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 06/06/2020 17:11

    O Kryetar e ke mar vesh qe berberet kane filluar pune ?

    Përgjigju
  • Blenard: 06/06/2020 15:28

    Grande zgarbi

    Përgjigju
  • Paolo: 06/06/2020 13:34

    As nuk na rruhet fare. Paska qene tap. Dhe mos u boni kaq shume lepirje b*the Sgarbit.

    Përgjigju
    • Toni: 06/06/2020 14:43

      Vetëm idiotave që kanë humbur identitetin shqiptar nuk u rruhet kur miku rrezikon të mbytet në shtëpinë e tij...

  • Roma: 06/06/2020 13:16

    Ore po si erdhi ne Shiperi ky, ne kemi ngel kemi 3 muaj e nuk po vjim dot

    Përgjigju
    • A. N.: 06/06/2020 14:08

      Me avjon privat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja