Momente tmerri në Hong Kong/ Persona të maskuar sulmojnë me shkopinj druri udhëtarët në tren, 45 të plagosur (VIDEO)

HONG KONG-Disa persona të maskuar dhe të armatosur me shkopinj druri kanë sulmuar një stacion treni në Hong Kong, ku për pasojë 45 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, një në gjendje të rëndë.

Momenti i sulmit është postuar në rrjetet sociale, ku shihen disa persona të veshur më bluze të bardhë dhe të maskuar teksa godasin cilin do që kanë përpara, e ndërsa dëgjohen britma dhe thirrje për ndihmë nga pasagjerët. Ky sul vjen pas protesës pro-demokracisë që u zhvillua në qendër të Hong Kongut, ku nuk munguan trazirat dhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumba gome nga ana e policisë për të shpërndarë turmën. Nuk dihen ende kush janë persona, por ata sulmuan udhëtarët dhe njerëzit që po ktheheshin nga protesta.

Një prej deputetëve, Ray Chan ka ngritur akuza ndaj policisë, sipas së cilit nuk ka ndërhyrë qëllimisht në kohë.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekët nuk janë dakord me rritjen e pagës 40%, a kanë të drejtë?

Komento

Komente

  • Mirditor: 22/07/2019 14:16

    Të Japoni pune dhe vetem pune, jetë si rrobot.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha 'zë mend' dhe vë maskën në takime me bizneset në Durrës, por nuk lë akuzat ndaj qeverisë: Çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt , qeveria jonë i ndan paratë me oligarkët