Momentet e rënda psikologjike të Ilir Shaqirit

Momentet e rënda psikologjike të Ilir Shaqirit

Ilir Shaqiri me vajzën dhe gruan.

Balerini shqiptar që prej vitesh vazhdon karrieren në Itali dhe njëkohësisht drejton jurinë e “Dancing with the stars”, është shumë aktiv në mediat shqiptare vitet e fundit, së fundmi ai ka rrëfyer vështirësitë e fillimit të karrierës në shtetin fqinj.

“Ishte periudhë tranzicioni koha kur unë u largova. Kush ka qenë emigrant e di sa e vështirë është 2-3 vitet para. Je thjesht një mizë në një botë të madhe dhe askush nuk do t’ia dijë kush je apo çfarë bën. Për më tepër që fama e një shqiptari në vitet ’90 ishte dramatike. Kam fjetur për gati 1 vit e gjysmë në një fabrikë që bënte çimento, në një dhomë aty, në një krevat përtokë. Kanë qenë vitet e para kur shkova në Siçili dhe punoja në shumë shkolla Siçiliane. Por pagesa ishte jashtëzakonisht shumë e vogël dhe mezi arrija të blija dy kokrra vezë në fund të muajit. Thosha po unë kam studiuar, kam punuar, kam krijuar, kam sakrifikuar gjithë këtë kohë, për çfarë? Kjo ishte pyetja që i bëja vetes para se të flija çdo natë. Ka pasur momente të rënda psikologjike”

Ilir Shaqiri, Balerin

Balerini është martuar me aktoren italiane Emanuela Morini me të cilën kanë edhe një vajzë Emily, e cila edhe pse vetëm 14 vjeç ka luajtur në disa filma, ka qenë imazh për shumë reklama dhe është pjesë grupit të kërcimit modern që drejtohet nga i ati.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën