Momentet kryesore të tensionit NATO-Rusi që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë

Kriza ukrainase është ajo që ka vënë në provën më të vështirë marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Më poshtë vijojnë datat kryesore të përshkallëzimit të tensionit që nga periudha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991:

ZGJERIMI I NATO-s NË LINDJE (1999-2004)
NATO-ja vendos të hapë aleancën për anëtarët e rinj: Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë, anëtare të Traktatit të Varshavës. Zgjerimi, që i përgjigjet nevojës për rritjen e sigurisë në zonën e paqëndrueshme të Evropës Qendrore dhe Lindore, nuk mund të kryhej jashtë basgkëpunimit me Rusinë. Nënshkruhet kështu, më 27 maj 1997 i ashtuquajturi "NATO-Russia Founding Act", një marrëveshje që detyron palët të ndërtojnë së bashku një paqe të qëndrueshme në rajon. Në vazhdim të këtij bashkëpunimi Moska paralajmëron NATO-n ndaj pranimeve në gjirin e saj të ish-republikave sovjetike. Por, më 29 mars 2004, NATO-ja pranon si vende anëtare Estoninë, Lituaninë, Letoninë dhe më pas Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Në vitin 2008 aleanca hapi dyert për një anëtarësim të ardhshëm edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

FUSHATA AJRORE NË KOSOVË (1998-99)
Më 6 tetor 1998 Moska, që mbështet Serbinë, kërcënon me rikthimin e Luftës së Ftohtë, nëse NATO-ja do të ndërhynte në Kosovë. Më 26 mars 1999, dy ditë përpara bombardimit të parë të Jugosllavisë, presidenti rus, Boris Jelcin i kërkon përfaqësuesit të NATO-s të largohej nga Moska.

FORCAT E ARMATOSURA KONVENCIONALE (2007)
Më 12 dhjetor 2007, Rusia pezullon anëtarësimin e saj në të ashtuquajturin Traktat për Reduktimin e Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE).

KONFLIKTI RUSO-GJEORGJIAN (2008)
Më 19 gusht 2008, pas luftës ruso-gjeorgjiane, NATO-ja i kërkon Rusisë të tërhiqet nga Gjeorgjia si edhe pezullon Këshillin NATO-Rusi. Moska përgjigjet duke pezulluar bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.

SPIUNAZHI (2009)
Në fund të prillit 2009, NATO-ja dëbon Vasili Çizhovin, djalin e ambasadorit rus pranë BE-së, pas çështjes Hermann Simm. Rusia kundërpërgjigjet duke anuluar pjesëmarrjen e saj në një takim të Këshillit Rusi-NATO, ku do të arrihej përfundimi i mosmarrëveshjeve mbi Gjeorgjinë.

MBUROJA ANTIRAKETË (që nga viti 2010)
Moska shprehet e shqetësuar për projektin e mburojës antiraketë të filluar nga NATO-ja në vitin 2010, zyrtarisht e publikuar si mbrojtje kundër Iranit dhe Koresë së Veriut.

LIBIA (2011)
Rusia abstenon në një votim në OKB mbi ndërhyrjen ushtarake në Libi.

KRIZA UKRAINASE (2014)
Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 18 mars, NATO-ja pezullon më 1 prill bashkëpunimin civil dhe ushtarak me Moskën. Më 29 gusht Ukraina njofton planet e saj për rifillimin e procesit të anëtarësimit në NATO./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)