Ylli brazilian i sulmit Neymar u ndesh me një incident të pazakontë në ndeshjen e tij të fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Teksa Neymar po largohej nga fusha, tifozët kanë dashur ta përshëndesin nga tribunat, të cilëve ai i ka zgjatur dorën dhe një tifoz e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ia hequr unazën nga gishti brazilianit.
Ashtu edhe siç duket nga pamjet e publikuara Neymar e kuptoi se çfarë ndodhi, por megjithatë i hodhi vetëm një vështrim tifozit dhe vazhdoi të ecë drejt fushës.
Vetëm pak orë pas vjedhjes, ajo unazë është publikuar në internet për tu shitur. Unazës i është vënë një çmim prej afro 15 mijë eurosh.