MEKSIKE - Mediat kanë publikuar pamjet e një atentati të frikshëm në Meksinë ku një vajzë pasi zbret nga motori qëllon me armë zjarri në drejtim të pesë djemve të rinj, duke i lënë ata të vdekur në vend. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Insurgentes Sur në Meksikë, të hënën në mbrëmje rreth orës 18:00. Policia lokale ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën në një festë për përvjetorin e martesës së një prej viktimave.  

Në pamjet e transmetuara nga mediat vendase, vajza shihet teksa zbret nga një motorçikletë dhe pasi iu afrohet burrave, hap zjarr menjëherë në drejtim të tyre. E ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë me motor, atentatorja largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.