Kanë përfunduar ndeshjet e para të play off-it për raundin e katër-rt të Champions League. Ndeshja e parë që është zhvilluar ka qënë në Rusi, midis Spartakut të Moskës dhe Fenerbaces, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-1 për vendasit. Golin e parë për vendasit e ka shënuar Emenike në minutën e 59', ka barazuar Kayt në minutën e 65', ndërsa në të 69' Kombarov ka vulosur fitoren e Spartakut. Kualifikimi vendoset javën tjetër në Turqi.

Surpriza e mbrëmjes ka qënë humbja e Baselit me rezultatin 1-2 në shtëpi. Pavrësisht se shënuan të parët me Streller, vendasit nuk e administruan rezultatin duke pësuar dy gola me Sougou në pjesën e dytë. Copenhagenit i ka mjaftuar goli i Santin për të siguruar fitoren e parë. Sakaq, Celtic, ashtu sikur pritje ka fituar përballë Helsingorgut në transfertë 0-2. Autorët e golave janë Cammon në minutën e 2' dhe Samaras në minutën e 75'. Surpriza e dytë ka qënë humbja e Monchengladbach me rezultatin 1-3 në shtëpi. Dinamo e Kievit është treguar mjaft pragmatiste duke shfrytëzuar rastet për shënim dhe administruar rezultatin.

(d.b/shqiptarja.com)