Monedha virtuale ndan ekspertët/ Malaj: Janë me rrezik! Civici: Mund të konkurrojnë bankat

Monedhat virtuale mund të kthehen shumë shpejt në konkurrente të bankave tradicionale, nëse ato gjejnë përdorim të gjerë në shoqëri. Ky është konstatimi i FMN-së në një analizë të bërë për kriptovalutat, të cilin e përkrah edhe eksperti i ekonomisë Adrian Civici. Sipas Civicit institucionet monetare në vend duhet të marrin masat e duhura ligjore për ta lejuar qarkullimin e monedhave dixhitale.

Duke filluar që nga Banka e Shqipërisë që ka përgjegjësinë kryesore rregullatore, Ministria e Financave,  duhet të fillojmë të përpunojmë një kudër ligjor dhe institucional që të futemi në sistem, që të përfitojmë dhe të mos mbesim tek rreziqet. Bankat e shikojnë si konkurrente se bëhet fjalë për depozitat, për pagesat  bëhet fjalë për investime për transferta parash  në një farë mënyre është një formë e re e parasë në qarkullim që konkurron formën klasike që  deri tani është menaxhuar 100% nga bankat”  shprehet Civici.

Ndërkohë nga ana tjetër ish ministri i Financave  Arben Malaj, liston rreziqet që iu kanosen investitorëve nëse vendosin që të përdorin kriptovalutën. Malaj thekson se monedha virtuale është aktualisht treg i parregulluar dhe si i tillë është i luhatshëm.

Fitimi i lartë, fitimi i shpejtë është i lidhur me rrezik të lartë. Ky lloj investimi nuk është i rregulluar. Sigurisht që ajo monedhë duke qenë e parregulluar ka edhe luhatje të mëdha sa herë që del një zë që një shtet do ta njohë si monedhë vlera e saj rritet, ndërsa kur e refuzojnë ajo zbret. Por duke qenë një biznes i parregulluar e ka riskun me të lartë se çdo investim tjetër” thotë Malaj

Aktualisht Banka e Shqipërisë nuk e lejon përdorimin e monedhave dixhitale, pasi legjislacioni në fuqi nuk e parashikon. Rreth një vit më parë Banka deklaroi se këto monedha mbartin një sërë rreziqesh për përdoruesit, dhe si të tilla nuk mund të përdoren.  Ndërsa “bitcoin” është monedha e parë virtuale e emetuar në vitin 2009, dhe që në tregjet botërore po përballet me luhatje të vazhdueshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 28/09/2019 07:05

    Para disa ditesh nje ekspert gjerman i financave kur e pyeten per investim ne akcje tha:me mire luani loto se investoni ne akcjen!Njerezit nuk zene mend dhe sidomos shqiptaret.Le qe me shqiptaret eshte kollaj fare.Besojne cdo lajm.

    Përgjigju
  • ........: 27/09/2019 17:57

    He Civic, i ke harru piramidat e 97

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja