Monedha vituale Bitcoin po zhvlerësohet në mënyrë drastike


TIRANË,16 Janar / ATSH / - Bitcoin me siguri që ka pasur ditë më të mira. Tani kjo monedhë digjitale po zhvlerësohet në mënyrë drastike. Vlera e saj të mërkurën ra në 173 dollarë, nga 224 dollarë që ishte një ditë më parë. Kjo është një rënie me gati 30%.
Ka disa arsye për zhvlerësimin e kësaj monedhe virtuale. Një arsye lidhet me grumbulluesit e Bitcoin-it, të cilët janë detyruar të shesin monedhat e tyre virtuale në këmbim të dollarit për të mbuluar kostot e tyre.
Pasojat e zhvlerësimit të monedhës kanë filluar të shfaqen që tani. Coindesk, për shembull, ka mbyllur përkohësisht shërbimet e saj, pasi nuk ka përfitime me këmbimin e monedhave Bitcoin. Në këtë pikë, është e vështirë të thuhet nëse ky shërbim do të ofrohet përsëri apo jo. Por, nëse çmimi vazhdon të bie, situata do të bëhet edhe më keq. /a.g/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno