Monedhat dixhitale/ Fondi Monetar Ndërkombëtar: Çfarë rrezikohet prej kriptovalutave?

Nëse dikur faturat prej letre dhe karta e debitit ishin mjeti kryesor për pagesën e transaksioneve, sot duket se ata që synojnë hyrjen në treg kanë një hapësirë më të madhe. Miratimi i metodave të reja të pagesave dixhitale mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për klientët dhe shoqërinë, si përmirësim të efikasitetit, konkurrencë më të madhe, përfshirje më të gjerë financiare dhe më shumë inovacion. Por kjo mund të rezultojë edhe me rreziqe për stabilitetin financiar dhe integritetin, efektivitetin e politikave monetare dhe standardeve të konkurrencës. Këto përfundime janë bërë të ditura së fundi në një analizë të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Miratimi i formave të reja dixhitale të parave sigurisht varet nga tërheqja dhe interesi që shkaktojnë ato tek klientët, si një mënyrë pagese që shton vlerë. Megjithatë, hyrësit e rinj janë dukshëm të ndryshëm nga ata që veprojnë në masë me para cash ose depozita bankare. Facebook ka hedhur idenë e një kriptovalute e quajtur Libra dhe variantet e centralizuara të modelit të biznesit po përhapen me shpejtësi. Atëherë, pse tregjet po heqin dorë nga pagesat tradicionale?

Monedhat dixhitale janë në fakt shumë tërheqëse si mjet pagese. Kostot e ulëta, shtrirja botërore dhe shpejtësia janë përfitime të mëdha të tyre. Për më tepër, ato mund të lejojnë pagesa pa probleme në Blockchain dhe mund të futen në aplikacione dixhitale falë arkitekturës së hapur.

Nga ana tjetër, pagesa nëpërmjet monedhave dixhitale, të cilat kanë filluar të hyjnë në masë në tregje së fundi, po bëhen gjithnjë e më interesante. Tërheqja bëhet edhe më e fortë, pasi ato premtojnë t’i bëjnë transaksionet po aq të lehta sa përdorimi i mediave sociale. Pagesat janë më shumë sesa vepra e thjeshtë e transferimit të parave. Ato janë një përvojë sociale që lidh njerëzit, ndaj kriptovalutat ofrojnë potencialin për integrim më të mirë në jetën tonë dixhitale.

Sidoqoftë, rreziqet janë të shumta, kështu që politikëbërësit duhet të krijojnë një mjedis që maksimizon përfitimet dhe minimizon rreziqet. Krijuesit e politikave do të duhet të ndryshojnë dhe bashkëpunojnë në të gjithë vendet, në mënyrë që procesi të mirëfunksionojë.

Kriptovalutat

Në raportin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka listuar pikërisht disa rreziqe të mundshme, me të cilat sistemi bankar mund të përballet në rastin kur kriptovalutat zbatohen në masë në tregjet virtuale.

Së pari, bankat mund të humbasin vendin e tyre si ndërmjetës nëse humbin depozitat, në të cilat njerëzit ruajnë paratë e tyre likuide dhe të prekshme. Ndaj bankat nuk e kanë ulur vigjilencën dhe së fundi ato po garojnë duke ofruar risitë e tyre, për t’u bërë më të konkurrueshme. Së dyti, mund të lindnin monopole të reja. G

jigantët teknikë mund të përdorin rrjetet e tyre për të kufizuar konkurrencën dhe për të fituar para, nëpërmjet përdorimit të të dhënave të klientëve, marrë nga rrjetet sociale edhe mbi transaksionet. Si rrjedhim, standarde të reja janë të nevojshme për mbrojtjen e të dhënave, transportueshmërinë, kontrollin dhe pronësinë, pasi shërbimet duhet të jenë të ndërveprueshme për të lehtësuar hyrjen.

Së treti, monedhat më të dobëta mund të përballen me kërcënime. Dhe këtu paralajmërimi ka të bëjë edhe me Shqipërinë. Në vendet me institucione të dobëta, monedhat lokale mund të shmangen në favor të kriptovalutave të valutës së huaj. Kjo do të ishte një formë e re që do të minonte politikën monetare, zhvillimin financiar dhe rritjen ekonomike.

Dhe, së katërti, thekson FMN, kriptovalutat mund të promovojnë veprimtari të paligjshme. Ofruesit e tyre duhet të tregojnë se si do të parandalojnë përdorimin e rrjeteve të tyre për veprimtari si pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, për të qenë konform standardeve ndërkombëtare.

Kriptovalutat kanë nxitur së fundi debate të shumta, aq më tepër kur pas lëshimit në përdorim të Libras nga Facebook, disa nga vendet kryesore evropiane nuk kanë autorizuar përdorimin e saj në territorin e tyre. Megjithatë në shoqërinë digjitale ku jetojmë, ato sjellin përfitime të shumta. Pavarësisht rreziqeve, nëse politikëbërësit do të parashikonin regjime rregullatore largpamëse, sfida do të merrte zgjidhje shpejt. Janë pikërisht politikat e miratuara sot, që formojnë botën e së nesërme, përfundon analiza e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor