Monica Bellucci:Jam vajza që isha
e nuk jam më

Monica Bellucci:Jam vajza që isha<br />e nuk jam më
‘Mosha për mua nuk është një pengesë, jemi të bukura edhe 40,50,60 apo 70 vjeç” është ky rrëfimi i aktores së njohur italiane Monica Bellucci.

Sic edhe e përshkruan revista ‘VanityFair” Belluci  duket e lumtur me jetën e saj dhe sikurse kur buzëqesh është magjepsëse.

Por nga ana tjetër ajo nuk është vetëm një grua e suksesshme në profesion por edhe një nënë e përkushtuar.

“Sot kam dy vajza që rriten dita-ditës dhe ndiej që kanë nevojë për shumë mbrojtje’ shprehet aktorja.

Por me një profesion të tillë Belluccit i duhet të udhëtojë shumë  për të marrë pjesë në xhirimet e filmave.  Revista i kujton aktores filmin 'Kusturica' i xhiruar  brenda 3 vitesh,vite të rëndësishme për të.

“ E vërtetë isha në një moment të vështirë të jetës, dija që  gjatë kohës së pushimeve kisha për të xhiruar në Serbi, Mal të Zi. Ishte një film i ndërlikuar, i xhiruar në vende të ndryshme por nuk u mërzita. Gjatë të gjithë kohës kam bërë edhe gjëra të tjera, një film në Kanada ndërsa jeta ime përreth një rrëmujë. Ishin vite të vështira. Por pjesëmarrja në filmin Kusturica ishte i rëndësishëm, një fillim i ri për mua” rrëfen aktorja.

Por përse ishte një fillim i ri për aktoren?

“Po ju përgjigjem me një frazë të një filmi :Jam vajza  që isha dhe që nuk jam më. Do të thotë  që shkoj krah kohës dhe nuk dua përplasem me të. Kur isha 20-vjeç kur mendoja për të ardhmen mendoja vdekjen. Sot ndiej se cdo moshë është një tjetër mënyrë për të vijuar jetën time. Besoj se nuk është vetëm një ndjenjë e imja, por një pushtim i grave të gjeneratës sime. Kemi më shumë respekt për vete, jemi  dhe ndihemi të bukura edhe 40,50,60 apo 70 vjec. Shihni përrteh, mosha nuk është një pengesë sic ishte për nënat dhe gjyshet tona’- përfundon Bellucci.

[gallery]21997[/gallery]

(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës