Monica Bellucci pas ndarjes
gati për një dashuri të re

Monica Bellucci pas ndarjes<br />gati për një dashuri të re
Pasi i dha fund martesës me aktorin francez Vincent Cassel me të cilin ka edhe dy fëmijë, aktorja e njohur Monica Bellucci është “single”.  

Ajo ka dhënë një intervistë për revistën “Tu Style”, ku ka  thënë që ndjehet më në paqe pas formalizimit të divorcit.

“Një dashuri e re? Pse jo…”, thotë Bellucci.  Mw tej ajo shprehet: -“Kjo është një eksperiencë e re për mua. Më përpara nuk kishte divorce, ndërsa sot është ndryshe. Po bëhemi shumë më të forta dhe meshkujt duhet të mësohen, ndërsa fëmijët tanë do ta kenë edhe më të lehtë. Dashuria është shumë e rëndësishme në jetë, kështu që nëse do të dashurohem sërish, pse jo… Tashmë gjithçka ka ndryshuar, edhe mamatë mund të dashurohen”.



Aktorja Monica Bellucci është një ndër protagonistet e filmit të vetëm Italian "Le Meraviglie", që konkurron në Festivalin e Kanës.

Festivali i Filmit në Kanë është gati që të nisë më 14 maj.

Filmi "Le Meraviglie"  pritet të dalë në kinema më 22 maj.

Ajo ka treguar se pjesa që luan në film është e shkurtër duke theksuar se pjesët i zgjedh për nga intensiteti dhe jo nga minutazhi.



(b.t/shqiptarja.com)

 

46/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë