TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi, mikesha e saj Ema Çoku dhe ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho u paraqitën në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitjeje të caktuar nga GJKKO, pas hetimeve në dosjen për lobimin e LSI në SHBA dhe skandalin CEZ-DIA.
Në orën 12:00 në SPAK mbërriti Monika Kryemadhi, nën akuzë për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Më pas, para Prokurorisë së Posaçme u paraqitën edhe Ema Çoku në hetim për pastrim parash dhe Pirro Xhixho për korrupsion pasiv.
Kryemadhi në dalje të SPAK tha për gazetarët se ka vendosur të përballet me padrejtësinë dhe se po përgatit mbrojtjen ligjore për një sërë shkeljesh që ka evidentuar në akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj. 'Monika këmbësorja' e quajti veten, duke thënë se do jetë ajo që do të tregojë të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë.
“Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga SPAK. Do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj çfarë thuhet. Edhe ju do të njiheni me të vërtetat e këmbësores dhe të satelitëve të Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se deputetja Kryemadhi ka ankimuar të shtunën e 2 nëntorit masën detyrim paraqitjeje në Apelin e GJKKO. Kërkesa është dërguar me postë elektronike.
Ndërkohë edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ankimoi në apelin e GJKKO masën arrest me burg dhe kërkoi një masë më të lehtë përmes avokatit të tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Ky i fundit tha se arrestimi i Metës u bë në bazë të një vendimi të cilin e quan 'thashethem'.
"Meta ka qenë në dispozicion të hetimit gjithmonë, ky është një vendim i tipit thashethem. Vendim që bazohet në hamendësime, në ndërthurje me hamendësim të rrethanave të caktuara", tha Gjokutaj.
Avokati i Metës paralajmëron edhe kallëzim për Forcat Operacionale të cilët zbatuan vendimin për arrestimin e Metës, por tha se janë në pritje të përgjigjes së kërkesës që i kanë dërguar Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, që u kërkojnë emrat e policëve që morën pjesë në operacion.
Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën arrest me burg të caktuar ndaj tij për hetimet e lobimit të LSI në SHBA, si edhe skandalin CEZ-DIA. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjokutaj tha se vendimi është një ‘thashethem’.
“Qëndrimi jonë ishte që në fillim kundër kërkesës së SPAK dhe vendimit të gjykatës që caktoi këtë masë. S’kanë asnjë lloj kushti për t’u vendosur. Meta ka qenë në dispozicion të hetimi gjithmonë, ky është një vendim i tipit thashethem. Vendim që bazohet në hamendësime, në ndërthurje me hamendësim të rrethanave të caktuara. Te pjesa e mosdeklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër, po e investigojmë dhe nuk bëjmë dot të ditur më shumë”, u shpreh Gjokutaj.
I pyetur nëse do bëjnë kallëzim ndaj Forcave Operacionale për pretneidmet që kanë ndaj arrestimit të Metës, Gjokutaj tha për gazetarët se do presin nëse Policia do i përgjigjet kërkesës së Partisë së Lirisë për t’iu vënë në dispozicion emrat e policëve që morën pjesë në operacion.
“Deputetët e Partisë së Lirisë kanë depozituar kërkesë për informacion në lidhje me këtë çështje, të shikojmë se çdo na thotë policia, çfarë përgjigje do japë, ne kallëzimin e kemi gati për ta dorëzuar. E kërkojmë të dokumentuar që të bëjmë një kallëzim dinjitoz për të vënë në vend ligjin e shkelur dhe për të parandaluar precedentë të tillë të llahtarshëm”, tha Gjokutaj.
Ema Çoku, mikesha e Monika Kryemadhit, u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Report Tv sjell pamjet ndërsa Çoku futet në Prokurorinë e Posaçme.
Ajo akuzohet në dosjen e çiftit ‘Meta-Kryemadhi’ për pastrim parash.
Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, duke thënë se do të përballet me padrejtësinë.
E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”.
Kryemadhi: Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pret që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga SPAK. Do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj çfarë thuhet. Edhe ju do të njiheni me të vërtetat e këmbësores dhe të satelitëve të Shqipërisë. Duroni dhe do të informoheni për të gjitha, se edhe ky është një proces që kërkon atë sistemin e vet të zbatimit të gjërave. Në fund të fundit për të treguar s ai vërtetë është procesi.
Gazetari: Fija që zbret në tokë?
Kryemadhi: Fija që zbret në tokë jam unë Monika këmbësorja, që e ul me këmbë në tokë.
Gazetari: A keni pasur mundësi të komunikoni me zotin Meta?
Kryemadhi: Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta.
E Macoku Ka pastruar parate e Mones apo Likes
PërgjigjuI THE DUMANIT NE KONFERENCE SHTYPI SE DO JA C'MONTOJE CELULEN KRIMINALE NGA BURGU,,,,HE,C'PRET C'MONTOJA,,,PSE KERKON TE DALESH....SKRAPARLI I QELBUR....
PërgjigjuParaja, E ÇON UJIN PÈRPJETÈ,,,kèshtu thonin tè vjetrit tanè. Tè them tè drejtèn, i dègjoja por pèr ti kuptuar, nuk i kuptoja çfarè donin tè thonin. Sot, unè u them tè mive,,PARAJA TA HEQ CA SHÈMTINÈ NGA SURRATI. Kush ka pyetje, le tè shohè Monikèn.
PërgjigjuPo behu spiune te shpetoj nje shqiperi e tere. Beji nje nder te vetem ketuj populli
PërgjigjuKjo po të kishte gjë për të thënë, do e kishte nxjerrë deri tani. Është mjerane përveç se hajdute.
amon keto dy emra mos i degjofshim kurre me plerat.
Përgjigju