Deputeteja e PL Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK, ku shprehet se është goditur nga drejtësia me një ligj i cili sipas saj është i shfuqëzuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe një dokument, ajo shkuan se masa e sigurisë ndaj saj është cakuar mbi këtë ligj të shfuqizuar nga Kuvendi 4 vite më parë.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë. Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan ajo.

Deputetja e PL Monika Kryemadhi akuzohet për të njëjtat akuza që janë ngritur nga SPAK edhe për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u la në burg më 23 tetor nga GJKKO. Konkretisht ndaj Kryemadhit rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash, ndërsa Kryemadhit iu caktua masa detyrim paraqitje.