LEZHË - Vëmendja dhe mbështetja e pushtetit qendror e vendor ndaj të moshuarve do të jete më e madhe dhe më efikase. Premtimi në kuadër të ditës së të moshuarve është bërë nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadhi, teksa zhvilloi një vizitë ë shtëpinë e të moshuarve në Lezhë.
Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve deputetja e LSI-së në Qarkun e Lezhës Monika Kryemadhi e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Viktor Tushaj kanë shpërndarë dhurata për moshën e tretë.
Kryemadhi ka festuar këtë ditë me të moshuarit në qytetin e Lezhës, ndërsa është shprehur se politika shqiptare nuk duhet të kujtohet vetëm në ditën e 1 tetorit për këtë kategori të shoqërisë por çdo ditë të vitit.
Qendra e moshës së tretë në qytetin e Lezhës është hapur 7 vite më parë, ndërsa kushtet në të kanë ardhur gjithnjë duke u përmirësuar kjo falë mbështetjes që ka dhënë Bashkia e Lezhës, duke i patur gjithnjë në vëmendje moshën e tretë në këtë qytet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO