Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me anëtarët e partisë pasditen e sotme në njësinë nr.1 në Tiranë, ndërsa ka folur edhe për vendimin për bojkotin e parlamentit deri tani.  

Shteti është kapur nga krimi i organizuar, reforma është e kapur nga Edi Rama, kjo është një reformë që ju shërben bandave dhe viktima të kësaj reforme janë shqiptarët. Pjesa më e madhe e shqiptarëve duan të ikin jashtë shtetit, të rinjtë shohin të vetmen mundësi largimin nga Shqipëria. Kjo nuk është demokraci. Të gjithë thonë që opozita duhet të shkojë në parlament por për çfarë të shkojmë të bëhemi alibi e krimit të organizuar apo e Toyota Auris.

Monika Kryemadhi