Ministrja integrimit europian Klajda Gjosha ka zhvilluar gjatë kësaj të enjte takimin e dytë të grupeve të përbashkëta të punës për monitorimin e 5 prioriteteve të BE, kusht për hapjen e negociatave.
Ministrja Gjosha në prani të ambasadores së BE Romana Vlahutin dhe Shefit të Njësisë për Shqipërinë, në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Vassilis Maragos, u shpreh se në këta katër muaj që nga ngritja e Grupeve të Përbashkëta të Punës, janë hedhur bazat e një sistemi monitorimi për pesë prioritetet kyçe, që mundëson jo vetëm monitorimin e progresit, por edhe feedback-un në kohë reale për problemet në terren.
“Ne do të përditësojmë Udhërrëfyesin, do të përmirësojmë planifikimin dhe zbatimin, si edhe do të fokusohemi më shumë tek objektivat tanë, duke shtuar masa të reja nëse është e nevojshme. Më shumë vëmendje do t'i kushtohet zbatimit të ligjeve, sesa thjesht miratimit. Ambicia jonë për hapjen e procesit të negociatave është e qartë, ashtu siç i kemi të qarta sfidat para nesh.” –tha Gjosha.
Ministrja theksoi se janë arritur disa suksese me reformën në administratën publike: kuadri ligjor është përmirësuar, dhe po garantohet zbatimi dhe monitorimi e tij.
“Po përgatisim reformën në sistemin e drejtësisë; një komision i posaçëm parlamentar po bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë dhe me partnerët evropianë për hapat e mëtejshëm. Kohët e fundit kemi shpallur edhe fushatën antikorrupsion, dhe fare pak ditë na ndajnë nga miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit Antikorrupsion.”tha Gjosha.
Ambasadorja Romana Vlahutin, nënvizoi rëndësinë e Grupeve të Punës, duke theksuar se është e domosdoshme që këto grupe të jenë sa më aktive në mënyrë që monitorimi i zbatimit të 5 prioritetet të jetë rezultativ. Vassilis Maragos, në fjalën e tij tha se konkluzionet dhe rekomandimet e dhëna nga çdo takim i grupeve të punës, kanë vlerë për të parë avancimin e Shqipërisë me 5 prioritetet, por edhe ndërhyrjet e nevojshme që duhet të bëjë Shqipëria, në kuadër të reformave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO