Monitorimi i financimeve në zgjedhje
KQZ auditëve:Aplikoni brenda 2 ditëve

Monitorimi i financimeve në zgjedhje<br />KQZ auditëve:Aplikoni brenda 2 ditëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat shprehet se ka vetëm dy ditë afat që të emërohen ekspertët financiar të cilët do të kryejnë monitorimin e financimit dhe shpenzimeve të partive politike, gjatë fushatës zgjedhore.
 
Për këtë arsye ky institucion u bën thirrje auditëve të interesuar të dorëzojnë në KQZ dokumentacionin e nevojshëm.
 
Deklarata e KQZ
Ligji “Për partitë politike” i ndryshuar së fundmi edhe me ligjin nr. 90/2017, e përcakton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, si dhe monitorimin e mbikëqyrjen e financimit dhe shpenzimeve të partive politike, gjatë fushatës zgjedhore.
 
Ligji nr.90/2017, i miratuar 48 orë më parë, ka përcaktuar se, KQZ jo më vonë se dita e fillimit të fushatës zgjedhore, që është data 26 Maj, emëron me short një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, duke përfshirë aktivitetet, veprimtaritë dhe materialet e përdorura prej tyre gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017.
 
Bazuar në rëndësinë e veçantë të financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe kohën e kufizuar që KQZ ka në dispozicion për emërimin e ekspertëve kontabël, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licencuar, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, brenda dy ditëve.
 
Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e KQZ-së.
 
Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së:
 
1- Kërkesë aplikimi;
 
2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.
 
Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që
 
do të bëjnë monitorimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga çdo parti politike gjatë fushatës zgjedhore
 
Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që na ngarkon ligji.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet