Monodrama, Mehdi Malka
rikthet me "Marr guximin t’ju them”

Monodrama, Mehdi Malka<br />rikthet me
TIRANE- Monodrama “Marr guximin…” është një sintezë e eseve satirike të librit “Shënime Pornolitike ”, të autorit Vangjel Kozma, e botuar në vitin 1999. Aktori i njohur shqiptar, kryesisht i njohur për rolet e tij komike, Mehdi Malka, risjell në skenën e teatrit monodramën “Marr guximin t’ju them”. E vënë në skenën e Teatrit Kombëtar një vit më parë, kjo monodramë vjen për artdashësit në data 26 dhe 27 Shkurt, ora 19:00 në skenën e TKE “Spahivogli”.

Vepra merr përsipër që të analizojë marrëdhëniet e njeriut me veten e tij dhe ata që e rrethojnë. Këtë mundohet ta bëjë me një gjuhë të thjeshtë; herë me fjalë të urta populllore e herë me lojra populllore. Duke u nisur nga këto nxjerr mesazhin e madh : “se çdo të bëjmë me këtë tranzicionin e madh që na ka ngelur në derë?”.

Filli që lidh etydet është një personazh anonim, i cili ngrihet për të ndezur një llampë që fiket pak para fillimit të shfaqes dhe befas e sheh veten, për herë të parë, në një skenë – podium, nga ku ka mundësinë të thotë për publikun ato që e kanë munduar në jetën e tij të gjatë në këtë vënd paradoksesh dhe ku vazhdimisht ka qënë, sic e pohon vete, “ Nje ushtar i thjeshte i Perandorisë së Absurdit “.

Grafiku i gjërave që thotë dhe mllefeve që nxjerr, vjen duke u rritur bashkë me rritjen e vetëdijes së tij shoqërore dhe përfundon në një revoltë të dhimbeshme, pasi më në fund, ka njohur dritën e fjalës së lire dhe tingullin e zërit të tij, të cilin e kishte harruar prej kohësh. Lënia e personazhit në konturet e anonimatit dhe satira gati e përvuajtur, krijojnë harkun e parabolës dramatike që shoqëron shfaqjen nga fillimi në fund.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf