Studiuesja Suzana Kuka Varvarica promovoi në Muzeun Historik Kombëtar monografinë për “Simon Rrotën”. Vet kritikja e artit ndali tek jeta edhe krijimtaria e tij, duke nisur nga edukimi i tij në Shkodër edhe pas në Milano. Varvarica u përqendrua gjatë këtij prezantimi tek krijimtaria 50-vjeçare edhe cilësitë e pikturës së Simon Rrotës, që në ditët tona vijnë të shprehura edhe perceptuara në ndikimin e stilit të ikonografisë së pikturimit perëndimor të asaj kohe.
“Simon Rrota është një personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Shkodra është një minierë e pasur letrare, antropologjike edhe albanologjike. Simon Rrota, jeta edhe vepra e tij e artit, që janë trashëgimi kulturore e historiografisë së artit shqiptar na dëshmojnë jo vetëm ekzistencën e tij, por në thelb edhe personalitetin e Simon Rrotës, i cili është një fenomen artistik”, tha Suzana Varvarica.
Për studiuesen Simon Rrota u formua si piktor në Shkodër, prandaj edhe i gjithë arti i tij i përket Shkodrës.
“Ai lindi, jetoi, punoi edhe krijoi në mjediset intelektuale të Shkodrës. Ku zbuloi kulturën autentike edhe etnokulturore shqiptare. Në mjediset shkodrane piktori njohu edhe jetoi orientalizmin feudal, si ndikime të kulturës lindore osmane, emocionet edhe mendësitë e pakta oksidentale, si edhe ndikimin e kulturës perëndimore, italiane edhe evropiane etj”, tha ndër të tjera studiuesja.
Si shtrati emocional i artit të Simon Rrotës nga kritika e artit vlerësohen ndjenjat patriotike edhe atdhedashuria.