Ndërsa shqiptarët e Maqedonisë prej 4 ditësh kërkojnë të respektohen të drejtat e tyre dhe janë përballur me dhunën policore një përkrahje ndryshe vjen nga SHBA.
Një polic amerikan, që supozohet se është me origjinë shqiptare nga Neë Jersey ka shprehur përkrahje protestave. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shpreh përkrahjen e fuqishme për protestat në Shkup.
Megjithëse, nuk tregohet autenciteti dhe nuk shkruhet se për kë bëhet fjalë( kjo ndoshta për çështje sigurie) megjithatë, thuhet se ai vetë e ka postuar një foto, të tillë ku shihet në krye të detyrës së bashku me një makinë policie dhe pankartën në krahun tjetër.

Sipas uniformës dhe makinës së policisë, ky polic dhe ky automjet policie, duket se i përket Departamentit të Policisë në Neës Jersey. Në një pankartë shkruhet “Shkupi jemi me ju. From USA”.
Kjo ndodh ndërkohë që Shqiptarët, për të katërtën ditë me radhë janë duke protestuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër, kundër procesit të montuar “Monstra”.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)

përkrahje protestave të shqiptarëve">