SHKUP - Qindra shqiptarë kanë protestuar në Shkup kundër kundër rastit “Monstra”, pas dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm. Kordoni policor nuk lejoi protestuesit që t’i paraqesin kërkesat e tyre para Qeverisë së Maqedonisë.
Kryetari i Këshillit Organizativë të protestave, Bedi Ajdari tha se kryeministri, Nikolla Greuvski nuk duhet të ketë frikë nga protestat paqësore të shqiptarëve.
Ish-deputeti dhe politikani shqiptar në Maqedoni, Hysni Shaqiri i ftoi partitë shqiptare t’i bashkëngjiten kësaj beteje, e cila zhvillohet për të luftuar ata që ua ndalojnë të drejtat shqiptarëve.
"Jemi këtu në mbështetje të gjithë të burgosurve që padrejtësish janë burgosur nga kjo qeveri me gjykatë të politizuar dhe na ka vendosur para syve këtë kordon të turpshëm dhe skandaloz", deklaroi Shaqiri.
Ndërkohë, njohës të rrethanave politike në Maqedoni thonë se regjimi VMRO-BDI qëllimisht i bllokon protestat në lagjet, ku dominojnë dyqanet e afaristëve shqiptarë, duke dashur kështu të shtohet revolta e tregtarëve shqiptarë, për shkak të mbylljes së dyqaneve të tyre në ditën e protestave, dhe të nxiten incidente mes vetë shqiptarëve.
Protestat në qytetet maqedonase ku jetojnë shqiptarë, dhe kryesisht në Shkup, nisën pas vendimit për të dënuar me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012. Vendimi sipas tyre është i padrejtë dhe shqiptarët duhet të lirohen.
Ja cilat janë kërkesat e Këshillit të Protestës:
1. Kërkojmë shpalljen e bijve tanë të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre;
2. Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të prokurores dhe gjykatësit të rastit dhe ndjekjen penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare;
3. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke shpall gjykimin e tyre qysh gjatë arrestimit të tyre ;
4. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të 6 shqiptarëve të pafajshëm, të dënuar me nga 3 vite burg, ku gjykata edhe në këtë rast dëshmoi se është antishqiptare e korruptuar dhe e politizuar skajshmërisht;
5. Kërkojmë që në situate të këtilla ku një popull i tërë ngritët në këmbë duke dëshmuar se në Maqedoni nuk funksionin ligji dhe drejtësia, shteti doemos të lejoj dhe mundësoj mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtar mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe të merr në mbrojtje të burgosurit dhe familjarët e tyre.
6. Poashtu, nga ministri i drejtësisë, resor I BDI-së, kërkojmë prononcim publik, se si ai i vlerëson dënimet e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm si dhe ndaj 6 protestuesve shqiptarë që u dënuan me nga 3 vite burg.
Gjithashtu, Këshilli Organizativ Koordinues ka theksuar se nuk do të heqë dorë prej protestave deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Rasti “Monstra” ka të bëë me dënimin e 6 shqiptarëve me burgim të përjestshëm, të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012.
Redaksia Online
(e.c/ g.f /shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkup: "Gruevski mos u frikëso"">