SHBA - Shqiptarët në SHBA kanë protestuar në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni.  Në këtë protestë kanë  marrë pjesë qindra shqiptarë, që protestuan në  sheshin para bashkisë së qytetit Chicago  dhe zyrës  së konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni te cilat moren spunto nga denimi me burgim te perjetshem i 6 shqiptare, qe akuzohen se kane vrare 5 maqedonas. 
 
 Protesta u udhëhoq nga ish-kongresmeni shqiptaro - amerikan Joe  DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, dhe  Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes DioGuardi, kurse kishte  përkrahjen e fuqishme të gjithë komunitetit shqiptarë nga zona e Illionisit,  Ëisconsin dhe Kenosha.  

monstra proteste
(Në foto: Shqiptarët në SHBA duke protestuar në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni) Foto të tjera
 
Në këtë protestë është shprehur revolta dhe  pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve  të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e  shqiptarëve, ndërsa është bërë thirrje për përmirësimin e shpejt të  gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një  vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike. 

monstra proteste
 
Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk  ka munguar edhe një flamur gjigand kuq e zi - që dallohej në mes  të protestueseve.
monstra proteste
monstra proteste
(Në foto: Shqiptarët në SHBA duke protestuar në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni) Foto të tjera
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)