Pas djegies aksidentale të banesës së disidentes Musine Kokalari në qytetin e Gjirokastrës pak ditë më parë, përfaqësuesit e institucioneve të trashëgimisë kulturore, japin alarmin se në rast mos-ndërhyrjeje në kohë për marjen e masave kundër zjarrit, rrezikojnë edhe monumente të tjera kulture.
Shkak i zjarrit në banesën e gurtë të Kokalarit, ishte rrjeti i amortizuar elektrik ndërkohë që institutcionet e kulturës kombëtare, kërkojnë nga pronarët ndërhyrje për rikonstruksionin e rrjetit të energjisë në komplekset e tjera muzeale.
"Pjesa më e madhe e banesave të gurta paraqesin probleme si shkak i rrjetit të amortizuar të energjisë, ndërkohë që problematike bëhët situata në godinat e braktisura në zonën historike të cilat janë rrezik potencial për zjarre të mundshme", thotë për A1 Report, kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Albert Kasi.
Së fundi Bashkia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, po ndërmer një nismë për rindërtimin e banesës së disidentes Musine Kokalari dhe shndërrimin e saj në muze.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO