Moody’s zhvlerëson ekonominë
britanike pas votimit “Brexit”

Moody’s zhvlerëson ekonominë<br />britanike pas votimit “Brexit”
Tronditja e tregjeve dhe zhvlerësimi i paundit në orët që pasuan votën pro largimit nga BE janë vetëm fillimi i një periudhe pasigurie, që sipas agjencive të vlerësimit të kreditimit, do të zgjasë disa vite për Britaninë e Madhe. E në këtë prizëm, agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s ka zhvlerësuar nga “stabël” në “negativ” parashikimet për Britaninë e Madhe. “Rezultati i referendumit do të ketë ndikim negativ në periudhën afatmesme për rritjen ekonomike të vendit dhe do të ulë parashikimet për periudhën afatgjatë”, thotë agjencia.

Sipas agjencisë, kostoja e efekteve negative nga reduktimi i rritjes ekonomike do të zhvlerësojnë me disa herë kursimet që Britania e Madhe do të përfitojë nga mungesa e derdhjes së kontributeve vjetore në BE. “Një vlerësim më i ulët do të përkthehet në kosto më të lartë për huatë, që do të rëndojnë buxhetin e qeverisë dhe të biznesit të madh në një periudhë afatgjate”, thotë Moody’s.
 
Bursat
Më tepër se 100 miliardë stërlina u humbën në bursën e Londrës mëngjesin e së premtes, ku indeksi “FTSE 100” pësoi rënien më të madhe në historinë e Britanisë së Madhe, pasi vendimi i britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian shkaktoi panik në botën mbarë. Indeksi kryesor i bursës së Londrës ra 458 pikë, duke shkuar në 5.880 pikë, me një rënie prej 7.19 %. Ekspertët presin që gjendja të përkeqësohet javën e ardhshme. Kolapsi i mëngjesit të së premtes vlerësohet edhe shumë më i madh se rëniet e vitit 1978, “E premtja e zezë” e vitit 1992 dhe falimentimet e mëdha në vitin 2009.
Bankat britanike ishin më të goditurat sot në tregun e aksioneve, teksa RBS ra 34 %, “Lloyds” humbi 28 % dhe “Barclays” 30 %. Gjithashtu, kompanitë e sigurimeve dhe firma të mëdha u goditën, duke pësuar rënie të mëdha të vlerës së aksioneve.

Nga ana e tij, guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Karnej, deklaroi se institucioni ishte i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina (326 miliardë euro) nga fondet shtesë për të siguruar likuiditete të mjaftueshme për funksionimin e tregjeve, pas fitores së Brexit. ”Banka Qendrore britanike është gjithashtu në gjendje për të financuar likuiditete të konsiderueshme në valutë të huaj, në rast nevoje”, shtoi Karnej në një intervistë televizive.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre