Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka publikuar rishikimin periodik të Shqipërisë, duke mos ndryshuar asnjë presje me publikimin e fundit, atë të 2 gushtit të vitit të kaluar, paçka se përgjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur shumë gjëra që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin financiar të ekonomisë sonë, me tërmetin e 26 nëntorit në krye të këtyre ngjarjeve.
Publikimi i fundit i Moody`s nuk shërben si një notë vlerësimi, por vjen në kuadrin e strategjisë së agjencisë për të rishikuar periodikisht (2 herë në vit) përshtatshmërinë e vlerësimit e secilit shtet në bazë edhe të ngjarjeve që kanë rrjedhur. Nota për Shqipërinë fiksohet në “b1”. Kështu, Moody`s vijon të mbajë në “ba3” notën për forcën ekonomike të vendit, gjë që reflekton ekonominë e vogël, me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me të ngjashmit e saj si dhe një numër të sfidash strukturore.
Forca e institucioneve dhe qeverisjes vlerësohet me notën “ba2”, çka nënvizon përpjekjet e qeverisë për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian nëpërmjet luftës ndaj korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Forca fiskale vlerësohet me notën “b1”, nota më e ulët ndër të gjithë indikatorët e tjerë, duke marrë parasysh borxhin e lartë publik, por në rënie, si dhe detyrimet e prapambetura që rrjedhon kryesisht nga sektori energjetik si dhe nga rritja e besimit në formën e investimit të tipit “Partneritet Publik Privat”.
Notën më të mirë, në “ba”, e merr ajo e rrezikut, nxitur kryesisht nga sektori bankar. Pavarësisht se nuk shërben si një veprim në dhënien e një note, njoftimi i Moody`s vjen vetëm pak ditë pas publikimit të S&P, ku nota e borxhit sovran të vendit mbetej e pandryshuar. Notat e vlerësimit të këtyre dy agjencive janë përcaktuesi kryesor i normave të interesit për huatë e qeverisë shqiptare./scan
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 2025, Berisha mbledh Grupin e Tiranës: Sulm elektoral, të baltosemi rrugëve! Lubia Balluku firmosi 14 kontrata për 13 km rrugë, Rama në 'rreth të kuq'
10 Dhjetor, 19:01
-
Raporti i Komisionit Evropian/ Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8%! Në 2025-2026 do ketë ngadalësim! Investimet po përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit
15 Nëntor, 12:21
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor, 14:09
-
FMN: Përparoni në reformat për PPP-të! Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3%
15 Korrik, 17:23
-
Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike
20 Prill, 10:38
-
A janë bizneset turistike shqiptare të orientuara drejt shërbimit të klientëve ndërkombëtarë?
21 Tetor 2023, 15:46
-
Paradoksi i shifrave, 77 mijë qytetarë kërkojnë punë, bizneset s’gjejnë dot punëtorë! AKPA: Shkak, pagat e ulëta dhe arsimi
18 Tetor 2023, 17:14
-
Importet e karburanteve rriten me 8-mujor, por nuk tejkalojnë 2021, ulen cigaret, rriten kafeja dhe birra
13 Tetor 2023, 07:14
-
Çmimet e larta ulin fuqinë paguese të familjeve! BSH: 37% e tyre marrin boxh për konsum
8 Tetor 2023, 20:26
-
Tetori 30 °C lë stok veshjet e vjeshtës, kërkohen të shkurtra! Tregtarja: Mallin do e paketojmë ta kemi për 2024-n
5 Tetor 2023, 17:11
-
Shpenzimet e familjeve në 2022 u rritën me 4.5%! INSTAT: Tirana, Korça e Durrësi harxhuan më shumë, Dibra e Kukësi më pak
5 Tetor 2023, 15:36
Normsl qe nuk oati ndikim ne ekonomine shqiptare sepse termeti nuk demtoi fushat e mbjella me kanabis.
Përgjigju