Morata kalon vizitat mjekësore te Atletiko Madrid, Neymar bindi De Jong të zgjidhte Barcelonën

Morata kalon vizitat mjekësore te Atletiko Madrid, Neymar bindi De Jong të zgjidhte Barcelonën

Alvaro Morata

Pjesa e fundit e pazëllit të shkëmbimit të sulmuesve në Europë është plotësuar. Pas kalimit të Piatek te Milan, Higuain te Chelsea, më në fund edhe Morata është bashkuar me Atletico Madrid. Sulmuesi në verën e vitit 2017 la Realin për të kaluar në Londër pasi Chelsea pagoi 75 mln euro, por 26-vjeçari në asnjë moment nuk arriti t’I përmbushte pritshmëritë në “Stamford Bridge”. Sulmuesi sot ka kaluar edhe vizitat mjekësore, por gjithsesi aventura e re nuk ka nisur siç duhej. Në ndeshjen e fundit të Atletikos tifozët kanë thirrur në kor kundër tij. Ata e kanë të vështirë të pranojnë faktin se Morata ka një të kaluar me Real Madridin.

Mediat në Spanjë ndërkohë pretendojnë se kanë zbulur një të vërtetë interesante që fshihet pas transferimit të Frenkie De Jong te Barcelona. Mesfushori 21-vjeçar u ble për 86 mln euro nga Ajaksi, por për të kishte konkurrencë të fortë nga Paris SG dhe Manchester City. “AS” shkruan se holandezin e ka bindur Neymar për t’u transferuar në “Camp Nou”. Ai I ka thënë De Jong se “Ligue 1” ka konkurencë të dobët, skuadrat kundërshtare thuajse nuk ekzistojnë dhe se moti nuk është I mirë në Paris. Po sipas mediave spanjolle Neymar është I dëshpëruar për t’u rikthyer te Barcelona dhe ky fakt e vërteton atë.

Ndërkohë në Angli e shtuna e futbollit nuk ka kaluar pa probleme. Shkak është bërë ndeshja e FA Cup mes Millëall dhe Everton, pasi tifozëritë e të dy ekipeve kanë bërë një sherr masiv në rrugë. Pak para fillimit të ndeshjes, pranë stadiumit, një grup I madh tifozësh janë përleshur me grushte dhe mjete të tjera mes tyre. Më keq e ka pësuar një tifoz 20-vjeçar I cili është goditur në fytyrë me thikë. Për pak çaste ai ka mbetur I shtrirë në turmë, por ka arritur t’ia hedhë paq. Më vonë policia ka konfirmuar se tifozi është jashtë rrezikut për jetën dhe se po punon për arrestimin e personave të përfshirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona