Në Itali ka lajme të rëndësishme edhe përsa i përket merkatos. Kjo pasi Juventus ka arritur të kthejë në shtëpi pas katër vitesh sulmuesin Alvaro Morata, që vjen nga Atletico Madrid i huazuar për 10 mln euro. Në rast se ‘zonja e vjetër’ do ta blejë përfundimisht në verën e ardhshme do të paguajë edhe 45 mln të tjera.
Për të nënshkruar me ekipin e drejtuar nga Pirlo 27-vjeçari hoqi dorë nga rroga e tij 9 mln euro, duke zbritur në 5 plus bonuse. Me 36 herë kampionët e Italisë Morata ka firmosur për 5 vite, ndërsa në Torino është pritur nga tifozët, të cilët ishin tepër të lumtur për këtë rikthim.
Edhe rivalët e Juventusit, Interi, më në fund ka zyrtarizuar afrimin e kilienit Arturo Vidal. 33-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin ziklatër që e kërkoi pafundësisht për shkak të Conte-s, ndërsa do të përfitojë 6 mln euro në sezon.

Komente

