Zikaltërit e Stamaccionit renditen në vend të pestë, 3 pikë larg zonës Champions dhe 12 pikë nga udhëheqësit e grupit, Juventus.
“Unë kam ende besim te Stramaccioni. Duhet të punojmë shumë, të jemi vigjilent dhe të mbrohemi ndaj sulmeve”, tha presidenti Moratti
Sipas Inter.ie, ai gjithashtu shtoi se nuk ka i ka dërguar asnjë SMS trajnerit, thjesht ka patur një bisedë.
Moratti foli edhe në lidhje me blerjet e reja të Inter.
“Të dy lojtarët nga Europa Lindore janë shumë të mirë, por nuk mund të them të njëjtën gjë për Schelotto. Nuk është faji i tij që nuk ka luajtur për një muaj. Ai u mundua, por nuk është faji i lojtarit në qoftë se nuk kthehet në formën e tij optimale”, u shpreh Moratti.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com