Morën ftesë nga Borrell, liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në New York! Rama krah Vuçiç, Abazoviç, Osmanit dhe Kovaçevski (VIDEO)
Kryeministri Rama postoi në Facebook fotografinë dhe videon ku shfaqet krah liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Liderët ishin të ftuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
Kryeministri Rama postoi në Facebook fotografinë dhe videon ku shfaqet krah liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Liderët ishin të ftuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
“New York - Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkroi Rama në Facebook.
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mbërritën në New York, ku sot u mbajt takimi mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në saj të javës së takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Vuçiç takon Ramën, publikon foton: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim
President serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me kryeministrin, Edi Rama. Ka qenë vetë Vuçiç ai i cili ka publikuar foton krah mikut të tij, Edi Ramës teksa nuk ka lënë pa përmendur Ballkanin e Hapur, duke thënë se kjo nismë është e ardhmja e rajonit.
“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.