Morena Taraku së fundmi është bërë pjesë e një seriali turk, ku dhe këndon në gjuhën shqipe.
Artistja interpreton rolin e këngëtares në “Kizilcik Serbeti”, duke sjellë një performancë të cilësuar si të jashtëzakonshme nga ndjekësit e saj.
Fillimisht ka qenë vetë Morena ajo që ka njoftuar përmes një postimi në Instagram pjesëmarrjen e saj në serial dhe më pas fansat dhe adhuruesit e këngëtares kanë shpërndarë videon kudo, duke theksuar përkushtimin dhe pasionin që Morena ka për çdo projekt që ndërmerr.
Komento